E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre persona me maska vjedhin bankën

13/10/2009  Nuk dihet sasia e lekëve, fillimisht dhunuan rojën

Ata ishin të armatosur, policia pamje filmike

VLORE-Një filial i një banke në Vlorë është grabitur dje në mesditë nga persona të maskuar. Tre grabitësit aktualisht në arrati gjate grabitjes dhunuan edhe rojën e institucionit bankar. Ngjarja u shënua para pak minuta në një filial të një banke të njohur në qytetin e Vlorës. Tre grabitës të maskuar me maska në fytyrë kanë dhunuar rojën e bankës dhe më pas kanë hyrë dhe me forcën e armëve kanë detyruar punonjësit e bankës të dorëzojnë paratë që kishin në arkë. Me pas ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke marre secili drejtime të ndryshme.

Policia rajonale, e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për ngjarjen. Nga të dhënat paraprake dihet vetëm që personat ishin të armatosur dhe të maskuar. Nuk dihet ende sasia e parave të grabitura. Efektivët po marrin në pyetje punonjësit e bankës që të tronditur kanë treguar momentet e tmerrit. Policia ka sekuestruar edhe pamjet filmike të kamerave të instaluara në filial për të zbardhur më shumë rreth ngjarjes. Grabitja e filialeve bankare dhe pikave të transfertave të parave janë të shpeshta kohët e fundit. Persona të maskuar, kryesisht të rinj nën sytë e dhjetëra dëshmitarëve në mes të ditës kanë grabitur disa prej tyre në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›