Shamku uron studentët për vitin akademik
“Partia Socialiste është sot në krah të këtyre të rinjve, të cilëve do t’u duhet të përballen me vështirësi jo të vogla si pasojë e rrënimit të sistemit universitar, e si pasojë e mungesës së respektit të shtetit ndaj ëndrrës dhe investimit të tyre. Jemi sot me mend e zemër tek studentët e Juridikut që detyrohen ta nisin vitin jo në një auditor, por në një kinoteatër, për faj të teatrit të shëmtuar që kjo qeveri ka vite që luan me ta. Sikundër jemi në krah të gjithë studentëve, kërkesat e të cilëve janë shumë më fisnike se mjerimi që u serviret”, tha deputetja Ledi Shamku.