E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirgistan, Otunbayeva: Referendumi një sukses


Liderja e përkohshme e Kirgistanit Roza Otunbayeva tha se referendumi ishte një sukses dhe se kushtetuta e re ka gjetur miratimin. "Ne e konsiderojmë referendumin një sukses. Kushtetuta e re e Republikës së Kirgistanit është miratuar, pavarësisht nga ndonjë rezistencë e fortë e kundërshtarëve të saj. Më shumë se gjysma e qytetarëve të vendit erdhi për të votuar në referendum, duke bërë që populli t'i japë fund rregullit autoritarian të drejtuar nga dy presidentët e mëparshëm, "tha Roza Otunbayeva në një konferencë shtypi në Bishek pas mbylljes së votimeve. Kirgistani mbajti të dielën një referendum historik për të krijuar republikën e parë parlamnetare demokratike, pavarësisht muajve të trazirave politike dhe një valë të dhunës etnike. Së paku 283 persona u vranë gjatë këtij muaji për shkak të dhunës përballë etnikëve Kyrgyzë dhe uzbekëve në Kirgistanin jugor. Referendumi i bën thirrje votuesve të mbështesin ndryshimet në kushtetutë që do të delegojë pushtetin nga presidenti në duart e kryeministrit, duke hapur rrugën për zgjedhjet parlamentare në tetor dhe njohjen diplomatike për qeverinë e përkohshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›