Kirgizi, OKB dhe BE kërkojnë përmbajtje, opozita deklaron për 100 të vdekur
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon dhe shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Katherin Ashton kanë kërkuar përmbajtje të palëve në Kirgizi ndërkohë që opozita thekson se ka arritur në 100 numri i të vdekurve gjatë përleshjeve. Ban Ki Moon është shprehur i shqetësuar për vrasjet dhe ka kërkuar dialog dhe qetësi për evitimin e gjakderdhjes së mëtejshme. Edhe shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Katherin Ashton, ka shprehur shqetësim për dhunën në Krigizi dhe i ka ftuar palët që të tregojnë përmbajtje.
Ndërkohë lideri i opozitës kirgize, Omurbek Tekebajev njoftoi se të paktën 100 persona u vranë sot gjatë përleshjeve të dhunshme mes opozitës dhe forcave të sigurisë në Kirgistan. Tekebajev, gjatë një fjalimi drejtuar kombit nga televizioni publik, i marrë nën kontroll nga opozita deklaroi se "sipas përllogaritjeve, të paktën 100 persona kanë vdekur gjatë përleshjeve''.