Bosnje, heqja e vizave shpallet në qershor
Politikanët e Bosnjës kanë deklaruar se Bashkimi Evropian është i gatshëm për të shpallur heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Bosnjës, në muajin qershor.
"Ministri i jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, më tha qartazi se ata zyrtarisht do ta shpallin tërheqjen e regjimit të vizave në qershor", tha lideri politik boshnjak, Sulejman Tihiç.
Ai më tutje theksoi se shpallja e këtij vendimi do të bëhet gjatë samitit Bashkimi Evropian - Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Sarajevë, në fillim të muajit qershor.
Tihiç, lideri i Partisë për Aksion Demokratik, që është partia më e madhe myslimane në Bosnjë bëri këto komente pas takimit me ministrin e Jashtëm spanjoll Moratinos dhe zëvendës sekretarin amerikan të shtetit, Xhejms Steinberg.