Falsifikonin para, 13 persona në pranga

Policia e kryeqytetit ka arrestuar 13 persona, shtetas shqiptarë, kosovarë e maqedonas të akuzuar për falsifikim kartmonedhash . Në kuadër të operacionit "Graniti" në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Lulzim Rakipi, Avni Hajrullahu, Kemal Rexhepi, Fatmir Rakipi, Gjergji Gjinaj, Ramazan Shatri , Idajet Fatali, Kurtali Bilbili, Gëzim Kovaçi, Nuredim Bishami, Petrit Marku, Mehdi Popa dhe Xheladin Demiri. Burimi i parave të falsifikuara ishte shteti Maqedonas. Paratë do silleshin në Tiranë dhe më pas do qarkullonin në gjthë Shqipërinë. Drejtues të këtij rrjeti të falsifikimit të parave janë shtetasit Avni Hajrullahu nga Kosova dhe Kemal Rexhepi nga Maqedonia . Sasia e parave të sekuestruar është 73 mijë euro në prerje 100 euroshe.
Arrestimet u mundësuan pas një hetimi prej 3 muajsh të policisë.