Kirgizstani, aty ku kanë mall për Bashkimin Sovjetik
Në këtë qosh të largët të ish-Bashkimit Sovjetik, njerëzit e mbajnë frymën gjallë me minimumin e mundshëm: domate, drithëra, kajsi, mish keci.
Që të gjitha këto gjenden në bahçen e Toktokan Tileberdaevës, nëna e gjashtë fëmijëve, e cila jeton thuajse që prej 40 vjetësh në këtë fshat të Kirgizstanit, një vend i mbushur me male që dikur bënte pjesë në rajonet që përbënin kufirin e gjatë të Bashkimit Sovjetik me Kinën.
Si fshatare e mirë, ajo jeton duke e bazuar gjithçka te toka që zotëron, mbush ujë nga një lumë që kalon aty pranë dhe i lan rrobat në të njëjtin legen ku u bën banjë stërnipërve. Pensioni i saj është 33 dollarë në muaj, i cili mjafton për të blerë një thes të madh me miell, me të cilin familja ushqehet për gjithë muajin.
Jeta nuk ka qenë gjithnjë e tillë. Pas rënies së komunizmit, në kohën kur Kirgizstani u bë shtet i pavarur, Toktokan Tileberdaeva punonte në një fabrikë prodhimi furçash dhëmbësh. I shoqi, tashmë i ndarë nga jeta, punonte në ndërtimin e hidrocentraleve gjigande, ndërkohë që fëmijët shkonin në shkollë me një autobus të posaçëm.
Por pas vitit 1991, fabrika u mbyll, që të gjitha shërbimet publike reshtën së funksionuari dhe kolapsi ekonomik hapi plagë të dhimbshme në jetët e familjeve që banojnë këtu, duke i kthyer emigrantë në shtetin e tyre. E shkuara e tyre qe një gabim i rëndë.
"E ndiej me të vërtetë mungesën e Bashkimit Sovjetik", thotë gruaja. "Në atë kohë jetonim mirë. Punoja. Kisha një rrogë".
Bashkimi Sovjetik u rrëzua thuajse 17 vjet më parë, por në shumë zona periferike të perandorisë njerëzit ndihen sikur kjo të kishte ndodhur dje. I kujtojnë me mall kohët kur qenë të rinj dhe fabrikat e tyre punonin me kapacitet të plotë. Tani fabrika e furçave të dhëmbëve është e boshatisur, një kujtim i dhimbshëm i së shkuarës së tyre.
Ndryshimet po mbërrijnë. Inxhinierë nga Kina, Turqia dhe Irani, megjithëse ende jo nga Rusia, e kanë rindërtuar rrugën e gjatë që kalon mes përmes maleve për të lidhur Jugun dhe Veriun e vendit. Fëmijët më të vegjël të Toktokan Tileberdaevës flasin gjuhën e tyre, jo rusisht. Tregtia dhe produktet kanë nisur të vërshojnë nga Kina, në Lindje, në vend që ky fluks të vinte nga Rusia, në Perëndim.
Por asgjë nga këto nuk vlen për të ngushëlluar Toktokan Tileberdaevën, e cila i shpenzon të gjitha orët e ditës për të siguruar mbijetesën nga ajo që mund t‘i ofrojë toka që zotëron.
Ndonjëherë, bija e madhe, e cila punon si banakiere në Bishkek, kryeqyteti i Kirgizstanit, i dërgon ndonjë pjesë të atyre parave që arrin të kursejë. Gjithçka tjetër sigurohet falë tokës së familjes dhe dhive.
Bën jetë të vetmuar. Është e kënaqur që gjendet e rrethuar nga bijtë, nipërit e mbesat, dhe thotë se nuk ka nevojë për shoqe të moshës së vet.
Tregon se shumica e njerëzve të këtij qytetthi pinë që nga mëngjesi deri në darkë. Tregtarët kinezë, zakonisht të përbuzur për suksesin dhe pasuritë që kanë vënë mënjanë, ofrojnë spektakle të shkurtra: banorët i godasin me gurë kur kalojnë rrugëve.
E shkuara është diçka që jo gjithmonë pëlqen ta kujtojë. Bashkëshorti e rrëmbeu nga familja e saj kur ishte vetëm 19- vjeçare, teksa kthehej në shtëpi nga shkolla teknike, një traditë lokale të cilën e konsideron tërësisht të padrejtë. Qante, ulërinte e çirrte veten rrugës për në shtëpinë e burrit. U përpoq tri herë që t‘i shpëtonte nga duart, por nuk ia arriti.
"Doja të vdisja", thotë, duke vështruar atë çfarë ka mbetur nga shtëpia e dikurshme e familjes ku qe sjellë nga burri kundër dëshirës. Edhe ajo gjendet brenda kufijve të zotëruar nga familja, por i kanë mbetur veç muret.
Jeta e familjes u përmirësua, por në masë shumë të vogël. I shoqi pinte pa ndërprerje dhe bëhej shumë i keq kur dehej. Shpesh përzinte atë bashkë me fëmijët nën ndikimin e alkoolit.
Vdiq në vitin 2003 (u dërgua nga forcat ushtarake sovjetike për të pastruar Çernobilin dhe kur u kthye nuk qe më ai i pari), por gruaja rrudh buzët kur e pyesin nëse do të martohej përsëri.
"Po të kisha një burrë të dytë, do të qe njësoj si i pari", thotë.
Ajo që e shqetëson më shumë aktualisht është një çati mbi kokë, dhe jo një burrë tjetër. Një natë dëbore gjatë dhjetorit të shkuar, soba e vogël me dru e shtëpisë mori zjarr, duke shkrumbuar çatinë. Mezi shpëtoi, duke dalë bashkë me fëmijët përmes një dritareje. Vrapuan ashtu siç qenë, të veshur me pizhame, për të kërkuar ndihmë.
Gjatë këtij dimri ra më shumë borë nga ç‘bie zakonisht, por nuk kishin para për çatinë e re, kështu që bashkë me të gjithë familjen e detyrua të vendosen brenda një rimorkio kamioni.
Por gjërat mund t‘i shkonin edhe më keq. Kirkizstani është relativisht liberal nëse krahasohet me vendet fqinje ku dominojnë regjimet autoritare, Uzbekistani dhe Turkmenistani. Shumë pranë tokës së saj kalon një lumë me ujë të kthjellët dhe trualli është shumë pjellor. Së fundmi i kanë lindur edhe kecat e rinj, të cilët luajnë gjithë ditën në barin pranveror.
Pyet për Amerikën ndërsa ngroh ujë për të larë disa rroba. A jetojnë të gjithë amerikanët nëpër ndërtesa të larta e shumëkatëshe? A janë të gjithë të pasur? Vëren një prej nipërve më të vegjël, që mban në kokë një kapelë të skuadrës amerikane të bejsbollit, "New York Yankees".
"Bahçja është e jona", thotë duke buzëqeshur. "Toka është pjellore. Ajo na mban gjallë. Kështu jetojmë".
Pastaj na fton të gjithëve të hamë nga një copë bukë të sapopjekur në furrë.