E Diel, 1 Nëntor 2026

Perandoria e Romanit, si i shpenzon paratë Abramoviçi

Çmenduria më e fundit e një prej njerëzve më të pasur në botë ka lidhje me artin. Abramoviç, që nuk ishte shquar më parë si ndonjë dashamirës i artit, nuk ka kursyer aspak për të bërë të vetat dy piktura jashtëzakonisht të bukura. Por, pas dëshirës së tij të çmendur për artin, qëndron e dashura 25-vjeçare, Darina Zhukova, e cila ka ndërmend që të hapë një galeri arti në Moskë. Çfarë i kanë kushtuar në fund të fundit manjatit rus 120 milionë dollarë kur ai renditet krenar mes 16 njerëzve më të pasur të botës me një "perandori" gjigande ekonomike.

Arti

Roman Abramoviç u zbulua nga "The art newspaper" se ishte blerësi misterioz i dy portreteve me vlerë të jashtëzakonshme: "Triptych" i Francis Bacon-it, të cilën e bleu për një shumë prej 86.3 milionë dollarësh javën e kaluar në Nju Jork, dhe "Benefits Supervisor Sleeping", veprës së Lucian Freud-it, e vitit 1995 për 33.6 milionë dollarë. Të dyja pikturat shënuan rekorde në ankand. Kështu "Bacon" arkivoi çmimin më të lartë për një punim të artit bashkëkohor, ndërsa Freud u bë artisti më i shtrenjtë që jeton ende, duke ia rrëmbyer titullin Jeff Koons. Asnjëherë nuk ishte shpenzuar kaq shumë për një punim të ndonjë artisti para vdekjes. Ndoshta shumë njerëz do të kenë menduar se manjati rus vendosi të harxhojë kaq shumë për këto piktura, për t‘i vendosur në shtëpitë e tij superluksoze në Londër. Por pasioni i tij më i ri duket se është frymëzuar thellë nga e dashura e tij, Daria "Dasha" Zhukova, e cila është duke hapur një galeri arti në Moskë. Qendra për Kulturën Bashkëkohore në Moskë do të çelet në muajin shtator dhe në ceremoninë e hapjes mendohet se do të jetë edhe Emi Uajnhause, së cilës miliarderi rus duket se i ka ofruar rreth 1 milion paund.

Pasuritë

Dihet se Abramoviç është një nga njerëzit më të pasur në botë, ndaj nuk ka pse kursen asgjë kur bëhet fjalë për të plotësuar dëshirat e tij apo të së dashurës. Sipas "Forbes", Roman, me një pasuri prej 11.7 miliardë paundësh, është personi i 16-të më i pasur në botë dhe i shtati në Evropë. Manjati rus bëri të vetin një fshat turistik në "Fyning Hill", afër Rogate, në pjesën juglindore të Anglisë, për të cilën shpenzoi 12 milionë paund në vitin 1999, duke ia "rrëmbyer" manjatit australian të mediave, Kerry Packer. Hapësira prej 42 hektarësh përfshin shtatë shtëpi pushimi, dy fusha polo, një ahur përreth, 100 kuaj, një fushë tenisi, një poligon qitjeje, një liqen artificial ku rritet trofta, peshku i tij i preferuar, një pistë për gara me makina kart, një pishinë të jashtme dhe xhakuzi, si dhe një pishinë vetëm për të notuar. Sipas zërave të ndryshme, ai ka porositur edhe thëllëza e fazanë, për të plotësuar dëshirën e tij për gjueti. Në vitin 2004, Roman deklaroi se kishte shtuar në pasuritë e tij edhe "Chateau de la Crow" në rivierën franceze, një kapriçio që i kushtoi plot 15 milionë dollarë. Vila me 12 dhoma në alpet franceze mes Nicës e Kanës ka qenë dikur rezidenca e dukës dhe dukeshës të Uindsorëve që organizonin aty ceremoni pritjeje madhështore. E ndërtuar për një aristokrat anglez në stilin viktorian në vitin 1927, ajo gjendet pranë Vilës Eilenroc, të ndërtuar në 1867-n nga Charles Garnier, arkitekti i Operës së Parisit. Pronarë të tjerë të saj kanë qenë edhe Mbreti belg, Leopold II, Aristotle Onassis dhe Greta Garbo. Muajin e kaluar, ai bleu edhe "Wildcat Ridge", një shtëpi gjigande afër Aspenit, në Kolorado, nga Leon Hirsch, ish-pronari i firmës mjekësore "US Surgical", për një shumë prej 36 milionë dollarësh. Shtëpia ka një sipërfaqe prej 14.300 metra katrorësh. Po ashtu, muajin e kaluar media publikoi se Abramoviç po planifikon të ndërtojë rezidencën më të shtrenjtë private në Britani, një shtëpi me vlerë 150 milionë paund, në Knightsbridge.

Futbolli

Në vitin 2003, Abramoviç bleu klubin e futbollit të Çelsit për një shumë prej 150 milionë paundësh, duke u kthyer brenda "natës" nga një njeri i panjohur në njeriun më të famshëm të Britanisë. Ai mendohet se ka shpenzuar shuma marramendëse që kapin vlerën e 500 milionë paundëve për ta bërë klubin e Çelsit, një ndër më të mirët në botë. Ishte pikërisht ai që kërkonte të sillte në skuadër yjet e futbollit, duke nënshkruar kontrata marramendëse me futbollistët, si për shembull ajo me sulmuesin ukrainas Andri Shevçenko, i blerë nga Milani në 2006-n, për një shumë rekord prej 30 milionë paundësh, dhe Xho Kolin, të marrë nga Uest Hemi për 6.6 milionë paund. Në shtator të vitit 2007, trajneri i Çelsit, Hoze Murinjo, një tjetër blerje e Abramoviçit, dha dorëheqjen, duke ia lënë vendin zëvendësit të tij, izraelitit Avram Grant. Por, pas humbjes së titullit kampion në "Premier League", nëse nuk arrijnë të fitojnë "Champions League", edhe e ardhmja e tij me "blutë" e Abramoviçit duke e pasigurt.

Mjetet

Miliarderi rus zotëron një flotë jahtesh, e quajtur

"Abramovich‘s navy". Superjahti i tij, "Pelorus", ka një staf prej 40 vetash, një helikopter, një pistë uljeje për të, madje edhe kinema. I vlerësuar me një shumë prej 100 milionë paundësh, zakonisht ai qëndron i ankoruar në Maltë, sepse Abramoviç preferon që t‘i mbajë mjetet detare në ujërat e Detit Mesdhe, edhe pse ndonjëherë ndryshon drejtim drejt Karaibeve. Jahtet e tjera janë edhe ata të quajtur "Sussurro" dhe "Ecstasea". Në vitin 2006, ai ia dha "Le Grand Bleu" një shoqërie biznesi. Sipas asaj që shkruhet në shtyp, së shpejti, miliarderi rus ka ndërmend t‘i shtojë flotës së tij edhe jahtin më të madh në botë, i quajtur "Eclipse" që vlen 2000 milionë paund. Ai ka dy pista për uljen e helikopterëve, disko, pesë suita për vipat, pishina, kopsht, etj. Për më tepër, rusi ka deklaruar se zotëron dhe dy nëndetëse. E para, "118ft Seattle 1000" kushtoi plot 13 milionë paund, ndërsa harxhon rreth një milion të tillë në vit për të lëvizur. Me pajisje moderne, dhoma për miqtë, restorante dhe akuarium, ajo është në gjendje të zhytet rreth 500 metra thellë dhe të qëndrojë në det për rreth dy javë. Tjetri, më i vogli, me emrin "65ft Nomad 1000", ka kushtuar tre milionë paund. Përveç mjeteve detare, ai zotëron një makinë gare "Ferrari FXX", që kap shifrën e 1 milionë paundëve dhe një "Boeing 767", i projektuar për të mbajtur deri në 360 njerëz, ku luksi nuk ka se si të mungojë. Me suita, zyra, kuzhinë dhe një sistem antiraketor, avioni i tij privat është thjesht një mrekulli.

Biznesi

41-vjeçari Abramoviç është vlerësuar nga "Forbes" si njeriu i 16 më i pasur në botë, dhe i shtati në Evropë. Ai zotëron rreth 90 për qind të aksioneve të kompanisë së naftës "Sibneft" dhe një pjesë në kompaninë shtetërore të gazit "Gazprom".

Përveç tyre, Abramoviç ka investuar në industrinë e aluminit, flotave ajrore, në centrale termoelektrike, fabrika automobilash, kamionësh e autobusësh, banka dhe kompani sigurimesh. Po ashtu, lajmet se ai ka investuar së fundmi për hapjen e klinikës së parë të vipave në Rusi, janë hedhur poshtë.

Të tjera

Në mars të këtij viti, pronari i klubit të futbollit të Çelsit, Roman Abramoviç, ka porositur makinerinë shpuese më të madhe në

botë, me qëllim që të gërryejë tunelin mes Rusisë e

SHBA-së. Makineria, që kushtoi 174 milionë dollarë, ka një diametër prej 19 metrash. Mendohet se rusi ka vizion të njëjtë me Putinin për tunelin që do të lidhë gadishullin Çukotka, ku është guvernator Abramoviç dhe Alaskën e Amerikës. Për më tepër, ai ka treguar se për 16-vjetorin e vajzës së tij Ana ka shpenzuar rreth 200.000 paund për rreth 500 të ftuar.

Pikturat

Roman Abramoviç u zbulua nga "The art newspaper" se ishte blerësi misterioz i dy portreteve me vlerë të jashtëzakonshme: "Triptych" i Francis Bacon-it, të cilën e bleu për një shumë prej 86.3 milionë dollarësh javën e kaluar në Nju Jork, dhe "Benefits Supervisor Sleeping", veprës së Lucian Freud-it, e vitit 1995 për 33.6 milionë dollarë

Frymëzimi

Ndoshta shumë njerëz do të kenë menduar se manjati rus vendosi të harxhojë kaq shumë për këto piktura, për t‘i vendosur në shtëpitë e tij superluksoze në Londër. Por pasioni i tij më i ri duket se është frymëzuar thellë nga e dashura e tij, Daria "Dasha" Zhukova, e cila është duke hapur një galeri arti në Moskë. Qendra për Kulturën Bashkëkohore në Moskë do të çelet në muajin shtator

Pasuria

Dihet se Abramoviç është një nga njerëzit më të pasur në botë, ndaj nuk ka pse kursen asgjë kur bëhet fjalë për të plotësuar dëshirat e tij apo të së dashurës. Sipas "Forbes", Roman, me një pasuri prej 11.7 miliardë paundësh, është personi i 16-të më i pasur në botë dhe i shtati në Evropë.

Çelsi

Në vitin 2003, Abramoviç bleu klubin e futbollit të Çelsit për një shumë prej 150 milionë paundësh, duke u kthyer brenda "natës" nga një njeri i panjohur në njeriun më të famshëm të Britanisë. Ai mendohet se ka shpenzuar shuma marramendëse që kapin vlerën e 500 milionë paundëve për ta bërë klubin e Çelsit, një ndër më të mirët në botë


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›