E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirgizstani shënon njëvjetorin e kryengritjes popullore

Kirgizstani sot shënon njëvjetorin e kryengritjes popullore, që përfundoi me rrëzimin e ish presidentit Kurmanbek Bakiev.

Data 7 prill ishte kulminacioni i një sërë protestash të vogla, të cilat kishin shpërthyer në mënyrë krejt sporadike në disa qytete të këtij vendi, në shenjë kundërshtimi me korrupsionin, çmimet në rritje dhe sundimin autoritar të Bakievit.

Pikërisht në këtë ditë, në sheshin qendror të kryeqytetit Bishkek, 90 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën gjatë protestave antiqeveritare të një viti më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›