E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton hedh poshtë kërkesat e Gaddafi-t

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, hodhi poshtë kërkesën e liderit libian, Muammar Gaddafi, për të ndërprerë fushatën e bombardimeve ndaj vendit të tij.
Kjo kërkesë ishte përfshirë në një letër që iu dërgua presidentit Barack Obama, gjatë mbrëmjes së djeshme.

Në letrën prej tre faqesh, Gaddafi e konsideronte luftën e koalicionit ndaj vendit të tij si të pandershme, ndërsa i kërkonte SHBA-së që të përkrahte “ambiciet paqësore” të kolonelit dhe t`i jepte fund bombardimeve.

Në letrën e bërë publike për shtypin, Gaddafi e konsideronte presidentin amerikan si një “bir të Afrikës” dhe i kërkonte që t`i jepte fund “një lufte të pandershme ndaj një vendi të vogël në zhvillim”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›