E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Vazhdojnë përpjekjet për marrëveshje mbi buxhetin

Presidenti amerikan, Barak Obama dhe liderët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara do të bëjnë përpjekje gjatë ditës së sotme të arrijnë një marrëveshje për shkurtimin e shpenzimeve, për të shmangur mbylljen e qeverisë federale.

Afati për ta bërë një gjë të tillë ështrë deri të premten në mesnatë, atëherë kur fondet e përkohshme qeveritare përmbyllen.

"Kam ende besim se nëse jemi seriozisht të angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje, ne duhet të jemi në gjendje ta arrijmë atë dhe të votojmë në kohë për të shmangur mbylljen e qeverisë”, ka thënë Obama të mërkurën, pas një takimi me liderët e Kongresit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›