Kirgiztan, zgjedhjet në 10 qershor
Presidenti i Kirgiszisë i rrëzuar nga posti nga një kryengritje popullore në fillim të muajit prill, Kurmanbek Bakijev, konsiderohet edhe më tej si kryetar legjitim i shtetit i Republikës aziatikoqendrore. Në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk, ku ndodhet në mërgim, Bakijev tha se ai është zgjedhur në mënyrë legjitime si president dhe nuk e njeh dorëheqjen, pavarësisht se një gjë të tillë e kishte deklaruar më herët me shkrim. analistë të ndryshëm thonë se me këto deklarata të Bakijevit, ithtarët e tij mund ta cojnë vendin në trazira të reja. ndërkaq Kirgizistani do të zhvillojë zgjedhjet elektorale legjislative më 10 tetor. Më parë në 27 qershor do të zhvillohet një referendum mbi ndryshimin e Kushtetutës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Brendshëm i qeverisë së përkohshme, Omurbek Tekebayev. Ai ka shtuar se qëllimi i qeverisë është ai i pakësimit të fuqisë së presidentit dhe krijimi i një republike parlamentare.