Shëndetësishefat e klinakenë testim
TIRANE- Për t'u bërë shef klinike tashmë nuk do të duhet vetëm miratimi i drejtuesve të bluzave të bardha, por kandidatët duhet t'i nënshtrohen një konkursi të hapur dhe ndërkombëtar. Fituesi do të përzgjidhet pasi komisioni i posaçëm që do të ngrihet për këtë qëllim të shqyrtojë kandidaturat dhe të japë "ok-in" për emrin e preferuar. Mënyra e re se si do të përzgjidhen tashmë shefat e klinikave është përcaktuar gjatë mbledhjes së djeshme të Task-Force të Shëndetësisë që u drejtua nga kryeministri Berisha. Eshtë vendosur që studentët e dy viteve të fundit të fakultetit të Mjekësisë, përveç lëndëve me detyrim, do të kenë mundësi të bëjnë edhe lëndë me zgjedhje.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)