E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, Lëv: Do t’i poshtërojmëtë gjithë rivalët tanë

JOHANESBURG- Trajneri i Gjermanisë Joakim Lëv ka deklaruar dje se synon që skuadra e tij t’i poshtërojë rivalët që ka në grup. Tre herë kampionët e botës nuk hyjnë në skuadrat favorite për fitimin e trofeut, por sipas Lëv, ata janë në gjendje për të ecur larg, pavarësisht parashikimeve. Gjermania e nis Kupën e Botës me ndeshjen e së dielës ndaj Australisë, ndërsa më pas do të përballet me Ganën e Serbinë, “Duam të jemi në gjendje për t’i poshtëruar kundërshtarët tanë, duke treguar aftësitë tona, - deklaroi Joakim Lëv. – Nuk mund të bënim më shumë deri në këtë pikë. Kam një ndjesi të mirë për këtë turne, ndërsa skuadra ka qenë entuziaste dhe e gatshme për të mësuar. Tani na duhet vetëm të korrigjojmë disa gabime të vogla, por është e sigurt se e nisim turneun të përgatitur mjaft mirë”, u shpreh më tej trajneri i Gjermanisë. Ekipi gjerman ishte një nga më të goditur nga dëmtimet para Botërorit, por sërish ka treguar një formë të shkëlqyer në ndeshjet miqësore, ç’ka i bën ata favoritë për fitimin e grupit D.
(Altin Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›