E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Mesazhi i Ban Ki-moonit, pozitiv


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që të jenë të kujdesshme në zbatimin e strategjisë për integrimin e veriut, të banuar me shumicë serbe. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se mesazhi i Ban Ki Moon përkon me vizionin e qeverisë së tij për integrimin e serbëve në jetën institucionale të Kosovës.

"është një mesazh mbështetës për Kosovën, për strategjinë dhe një mesazh që përputhet plotësisht me vizionin dhe qëllimin tonë për të komunikuar dhe integruar të gjitha komunitetet", është shprehur Thaçi.

Ai tha se ishte i kënaqur që strategjia për veriun "tanimë ka mesazhin mbështetës edhe nga New Yorku". "Kjo është jashtëzakonisht me rëndësi për ne", deklaroi kryeministri i Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›