Kirsan Ilyumzhinov: Ju tregoj ndeshjen time me Muamar Gadafin

/* */
Dash FRASHËRI - Presidenti i Federatës Botërore të Shahut, Kirsan Ilyumzhinov, është tepër karizmatik me gazetarët dhe i hapur për çdo pyetje, nga pasionet e tij e deri te ndeshjet me disa prej liderëve më kontraversë në botë. “Kam luajtur me Fidel Kastron, kam luajtur në Vatikan me Papën Gjon Pali, por dhe në Libi, me Muamar Gadafin. Me Gadafin e mbyllëm ndeshjen barazim. Në Rusi, Mikhail Gorbacov luan shumë mirë, dhe ai është padroni i shkollës ruse të shahut”, - tha Ilyumzhinov për gazetën “Telegraf”.
Zoti President Kirsan Ilyumzhinov, ju vini nga një vend i vogël si Republika e Kalmikit, por që shahun e ka shndërruar në një simbolikë dhe sport kombëtar. Nga ju ka lindur gjithë ky pasion për shahun?
E kam mësuar shahun qysh në moshë të vogël, kur kam qenë 5 vjeç. 14 vjeç unë isha kampion i vendit tim. E pashë shumë qartë, se shahu forcoi personalitetin tim. Kur unë u zgjodha Presidenti i Kalmikit në vitin 1993, gjëja e parë që firmosa ishte shndërrimi i shahut në një sport kombëtar. Ne në të gjitha shkollat e kemi të detyruar mësimin e shahut. 100 për qind e fëmijëve dinin të luajnë shah në vendin tim. Kalmiki ka tani “Mjeshtër të Mëdhenj” të shahut. Njëri prej tyre ka qenë dy herë kampion i botës. Shumë femra kanë qenë kampione të Rusisë, të Europës apo të botës. Janë jo vetëm shumë të mirë në shah, por dhe në lëndë të tjera në matematikë, gjuhë, histori apo shkenca të natyrës.
Cili është niveli në shah i fëmijëve të Kalmikit?
Mund t’u duket habi, por shkollat e Kalmikit janë shumë më të mira në arsimim, dhe kanë dalë me përqindje me të lartë në rezultatet sesa shkollat e Moskës dhe të gjithë Rusisë. Vitin e kaluar, Akademia e Shkencave dhe Ministria e Arsimit të Rusisë, ngriti një Komision të veçantë për të kuptuar, se nga vinte kjo veçori e shkollave të Kalmikisë. Shkollat e vendit tim, kanë një përqindje më të lartë të arsimimit. Dhe më fund, Komisioni vendosi, se argumenti kryesor kishte të bënte me ushtrimin e shahut. Për këtë arsye, qysh në vitin 1995, kur u zgjodha Presidenti i Federatës Botërore të Shahut e kam bërë si detyrë që të gjitha federatat e vendeve të ndryshme të botës të ndërmarrin një iniciativë të tillë. Besoj se këtë strategji duhet të zhvillojmë edhe në Shqipëri. Shahu është gjimnastika e mendjes. Një ditë kur Albert Ajnshtajni luante shah me fëmijët, dhe e pyetën se përse e bënte këtë, ai u kundërpërgjigj, “Mund t’ua bëj edhe unë pyetjen, se përse bëni çdo ditë fizkulturë për të stërvitur duart, këmbët, apo muskujt”. Njeriu po kështu duhet të stërvitë edhe mendjen.Ju ndodheni në Shqipëri, ku shahu për vite të tëra ka qenë një sport i preferuar dhe po zhvillohet akoma më tej. A keni pasur më përpara informacione për shahun shqiptar?
E di se Shqipëria ka pasur shkollën tradicionale sovjetike të shahut. Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik kanë qenë shumë të lidhur deri në vitin 1960. Për këtë arsye në vendin tuaj ka pasur shumë revista dhe libra shahu në gjuhën ruse. Shahistët e mëdhenj rusë, si Igor Bondarevski, Boris Spaski, Mikhail Tseitlin besoj se kanë qenë të njohur për shahistët shqiptarë. Gjithsesi, duhet pranuar se nuk ka një interesim si dikur për shahun. Nëse ke traditë të hershme, është normale ta rizhvillosh atë. Veçanërisht tani, kur Federatën Shqiptare të Shahut po e drejton Presidenti, Rezart Taçi, një njeri shumë aktiv. Ne do t’i forcojmë këto lidhje, edhe me Moskën, Rusinë si dhe traditën e vjetër. Pashë një dëshirë të madhe të Qeverisë shqiptare dhe të Federatës së Shahut për ta zhvilluar më tutje. Dje (të hënën), pas Ceremonisë së Hapjes, ne zhvilluam edhe biseda interesante me shahistët e vjetër shqiptarë. Unë e shoh perspektivë shumë të mirë. Unë si president i FIDE-s do të bëj gjithçka për Shqipërinë, për futjen e shahut në shkolla, si dhe pajisjen me programe kompjuterike, libra, trajnime. Do të synojmë të zhvillojmë në Shqipëri turne shumë të mëdhenj ndërkombëtarë. Unë besoj se për një kohë shumë të shkurtër ju do të keni një ripërtëritje të traditës te të rinjtë. Besoj se dhe mediat do të ndihmojnë për të shpëtuar këtë sport të mendjes.
Zoti Ilyuzhminov, përpara disa muajsh ju luajtët me ish-liderin e Libisë, Muamar Gadafin. A ishte kjo një formë diplomacie për të ndalur luftën dhe ulur gjakra, në një kohë që zhvillohej luftë?
Më 21 qershor të këtij viti, unë kam takuar Kolonel Gadafin. Ishte një veprim diplomatik, me synimin për të shpëtuar edhe sa më shumë jetë njerëzish. Koloneli ishte një tifoz shumë i madh i shahut. Në atë ndeshje ishin të gjitha brenda, diplomacia dhe shahu. Unë gjithmonë mendoj se në vend të armëve dhe bombave është më mirë që disa gjëra të sqarohen duke luajtur shah, pasi nëpërmjet kësaj kupton edhe personazhin që ke përpara dhe qëllimet që ai ka. Kështu mund të zgjidhësh problemet pa ato që përmendëm më lart. Shkova me idenë që të zëvendësoja luftën me armë, më atë në shah. Pas kësaj unë u shkrova një letër liderëve të botës se, lufta më e mirë ishte biseda në tavolinë.
Kur jeni njohur me kolonel Gadafin?
Me kolonel Gadafin unë isha njohur përpara dhjetë vjetësh. Unë me të kam luajtur shah jo vetëm në Libi, por edhe në Rusi e vende të tjera. Në vitin 2004 unë ka luajtur shah në çadrën e tij të famshme. Ne luajtëm në Sirte, aty ku ai ishte rritur. Dhe duke luajtur atëherë ai më pyeti: zoti Kirsan, a mund të organizojmë këtu një turne ndërkombëtar të klasit të parë? Dhe unë që në vitin 2004 organizova në Tripoli kampionatin botëror për meshkuj. Ishin 128 shahistë nga mbi 60 vende të botës. Për të organizuar këtë Botëror, ai la në dispozicion rezidencën e tij personale, ku kishte kushte të jashtëzakonshme. Në atë kohë kampion doli mjeshtri i madh nga Kazakistani, Rustem Kazhimastinov. Ai fitoi kundër mjeshtrit të madh Majk Adams. Ditën e 21 qershorit, kur NATO po bombardonte Tripolin unë po përfaqësoja edhe federatën botërore të shahut atje. Çdo natë kishte bombardime dhe mbaj mend që në spitalin që kishim afër u vranë rreth 60 civilë nga bombardimet.
A keni luajtur ndeshje me figura të tjera të njohura në botë?
Po. Kam luajtur me Fidel Kastron, kam luajtur në Vatikan me Papën Gjon Pali. Ai ishte një shahist i pasionuar dhe në rininë e tij kur ndodhej në Poloni kishte botuar nëpër gazeta artikuj dhe studime mbi shahun.
Mediat kanë bërë të ditura se në Shqipëri do të vijë edhe ish-Presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçovi. Sa afër shahut është ai?
Në Rusi, Mihail Gorbaçov luan shumë mirë, dhe ai është padroni i shkollës ruse të shahut. Një nga qëllimet më të mëdha dhe për këtë biseduam një ditë më parë, është që të fusim shahun në shkolla. Bashkë me Mihail Gorbacov që është padron nderi i shkollave të shahut në të gjithë botën. Janë 175 shkolla në të gjithë botën dhe ai është padron nderi.
Çfarë ju pëlqen tjetër përveç shahut?
Më pëlqen boksi dhe kam qenë kampion i qytetit tim në boks. Kemi hapur edhe akademinë e boksit, ndërsa sa i përket futbollit, unë kam qenë lojtar dhe më pas president i klubit Uralla. Një prej lojtarëve të mi ka qenë Smertin, futbollist i Çelsit dhe kapiten i Rusisë. Po ashtu ekipi i Kalimika është shpallur dy herë kampion në Rusi. Por për mua i pari është shahu. Futbolli luhet me këmbë, ndërsa shahu me kokë. Për këtë arsye futbollistët atje janë të detyruar të mësojnë shahun, për të luajtur përveçse me këmbë edhe me kokë. Kam vetëm një pasion, që gjithë planeti të luajë shah.
Cili është?
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shahut, Kirsan Ilyumzhinov (49 vjeç), është një biznesmen miliarder dhe politikan. Ai ishte Presidenti i Republikës së Kalmikisë në Federatën Ruse nga viti 1993 deri në vitin 2010, dhe është i Presidenti i FIDE-s, nga viti 1995. Ai është një nga promotorët e shahut në shkollat ruse dhe më gjerë. Përveç gjuhës së vendit të tij, kalmik, a flet në mënyrë të rrjedhshme edhe rusisht, anglisht, japonisht, kinezçe, mongolisht dhe koreançe.
Ilyumzhinov ka investuar një pjesë të madhe të pasurisë së tij ën zhvillimin e lojës së shahut. Ai është rizgjedhur president edhe në vitin 2006, duke mundur Besel Kok, ndërsa në vitin 2006 duke mundur Antoli Karpov.
“Gadafi njihte taktikën, por jo teorinë”
Kur Presidenti i Federatës Botërore të Shahut, Kirsan Ilyumzhinov, u ndesh me Muamar Gadafin, në ndeshjen e parë ish-lideri i Libisë lëvizi kalin në mënyrë të gabuar. “I thashë ta kthente përsëri lëvizjen, - tregon Ilyumzhinov, - por Gadafi me tha: ‘Unë jam president dhe nuk e kthej’. Për herë të dytë i propozova ta lëmë ndeshjen barazim, por sërish nuk pranoi. U nxeh dhe më tha do ta vazhdojmë lojën deri në fund. Si përfundim, ndeshja u mbyll barazim, pra remi, pasi ashtu erdhi loja. Gadafi njihte taktikën, por jo teorinë”. Gadafi dhe Ilyuzhminov kishin midis tyre një njohje dhjetëvjeçare.
Lëvzja e Ilyuzhminovit
Presidenti i Federatës Botërore të Shahut, Kirsan Ilyuzhminov, i cili luajti lëvizjen e parë të indianes Humpy Koneru, me gurët e bardhë, lëvizi ushtarin në d6.
Lëvizja e Taçit
Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, Rezart Taçi, i cili luajti lëvzijen e parë të kinezes, Hou Yifan, me gurët e zinj, levizi kalin në F6.
200 mijë euro
Është fondi për Kampionatin e 34-t Botëror për Femra i vënë në dispozicion nga kompania “Taçi Oil International”. Finalja është organizuar nga FIDE.