Kirurgët: Po operojmë më shumë se kapaciteti

Shërbimi terciar në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza", ka pasur probleme serioze me mbi popullimin. Shefi i kirurgjisë i kësaj qendre Edmond Çeliku është shprehur se në këtë qendër spitalore kryhen edhe shërbime që mund të kryhen edhe në rrethet nga janë pacientët. Sipas tij, edhe pse normale është që në një vitë të kryhen rreth 10.000 ndërhyrje kirurgjikale numri i tyre shkon në 18.000. Kjo vjen nga dëshira e pacientëve për të marrë shërbim në Tiranë duke qenë se nuk kanë besim të kurohen në spitalet e zonave ku jetojnë.
Ndëkohë Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili u shpreh në Konferencën e 17-të Kirurgjikale Shqiptare se kjo ministri kërkon të ketë shërbim terciar shumë të mirë në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' në Tiranë, po gjithashtu është e interesuar te jetë një kirurgji e niveleve sa më të larta dhe bashkëkohore në të gjithë spitalet që shërbejnë në rrethe. Po ashtu gjatë kësaj konference u prezantua edhe libri i parë i plotë për kirurgjinë i cili është me dy vëllime ku flitet për principet dhe praktikat e kirurgjisë me atyre Besim Elezin , Bardhë Spahinë dhe disa bashkeautorë të tjerë.