Moschopoulos: Greqia nuk e njeh Kosovën
Greqia nuk është e lumtur që Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë me emrat si "Republikë e Kosovës dhe Republikë e Maqedonisë". "Por nuk mendoj se ky fakt do të ketë ndikim apo pasoja në marrëdhëniet e Greqisë me Kosovën", tha Shefi i zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Dimitrios Moschopoulos në një intervistë.
Diplomati grek konsideron se "çdokush që vendos marrëdhënie diplomatike me ish Republikën Federale të Maqedonisë, duhet ta përdorë këtë emër përderisa Greqia dhe ky vend akoma nuk janë marrë vesh për emrin". Por, megjithatë ai thotë se "nuk është qëllim i Greqisë që të bëhet polic i çdo kujt apo ta kritikojë çdo shtet që njeh ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë me emrin që ky shtet dëshiron".
I pyetur për gjasat që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës, Moschopoulos tha se qëndrimi është se Greqia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. "Ne e mbështesin zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe po ashtu mbështesim përpjekjet e Kosovës për të arritur prosperitetin e qytetarëve të saj". Sa i përket një deklarate të mëhershme të kryeministrit aktual grek Papandreu gjatë fushatës zgjedhore të ketë premtuar se do të shqyrtojë mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, diplomati grek tha se në media "nuk është dhënë deklarata origjinale e zotit Papandreu dhe ka patur intepretime" dhe se ai nuk ka dëgjuar ta ketë thënë atë.
"Ajo që mund të them është se qeveria e Greqisë dëshiron që populli i Kosovës të ecë përpara, mirëpo unë tash për tash nuk shoh ndonjë indikacion që qeveria e Greqisë do ta pranojë pavarësinë e Kosovës", tha shefi zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë.