Buxhuku: Prodhimi vendas, në vështirësi

Prodhimi vendas vihet në vështirësi për shkak të taksave doganore më të ulta në krahasim me çmimet e tregjeve ndërkombëtare. Administrator i përgjithshëm i konfindustrisë shqiptare Gjergj Buxhuku deklaroi se ditën e hënë do ti dorëzohet ministrisë së Financave dhe drejtorisë së doganave kërkesa për barazimin e këtyre çmimeve. Ky është një prej problemeve më të mëdha për konfindustrinë në ditët e sotme vazhdoi Buxhuku.
Lista ekzistuese e çmimeve shkakton uljen e konkurencës së prodhimeve të vendit me ato të huaja. Industritë që janë më të prekura janë sidomos industria mekanike, industria e punimit të mishit, si dhe industria e prodhimit të duraluminit. Kriza ekonomike botërore e bën edhe më të ndjeshme problemin e dëmtimit të prodhimeve vendase.