E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në kopshtin 52, me tufa lulesh

Kryebashkiaku

Festa e 7 Marsit e ka dërguar kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama, pranë edukatoreve të kopshtit 52 duke u dhuruar atyre lule. Ai ka përcjellë njëkohësisht mirënjohjen dhe falënderimin e Bashkisë së kryeqytetit për të gjithë edukatorët publikë të Tiranës, për të gjithë fëmijët dhe mësuesit e të gjithë sistemit arsimor publik, me bindjen se përmirësimi i kushteve të shërbimit dhe rritja e standardeve në këto institucione përbën një nga prioritetet e punës së këtij institucioni.

Në vazhdë të projekteve për përmirësimin e shërbimit, për herë të parë në vitin 2010 Bashkia e Tiranës ka hartuar, financuar dhe po piloton ndërtimin e 2 kopshteve të reja në zonat e Shkozës dhe të ish-Fushës së Aviacionit. Këto ndërtime të reja janë parashikuar të pilotojnë sistemin e integruar, pra për kopshte/çerdhe të integruara, për të rritur aksesin dhe lehtësinë për stafin edukator, por edhe për prindërit e fëmijëve, si dhe cilësinë e shërbimit ndaj komunitetit.

Në këtë infrastrukturë punojnë dhe ofrojnë shërbime ndaj fëmijëve rreth 800 punonjës. Sot, sistemi publik i çerdheve dhe kopshteve ofron shërbimin për numrin më të madh të fëmijëve, krahasuar si me numrin e fëmijëve që shkojnë në sistemin privat, por edhe në krahasim me numrin e fëmijëve që frekuentonin ato, disa vite më parë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›