Kisha katolike masa per abuzimet
Belgjike
Kreu i kishes romano-katolike ne Belgjike njofton se si do te trajtohen rastet e perhapura te abuzimit seksual te femijeve ku perfshihen prifterinj dhe mesues. Nje komision i pavarur i ngritur nga kisha per te hetuar raste te abuzimeve te pretenduara ka arritur ne perfundimin se abuzimet kane ndodhur ne cdo dioqeze belge gjate dekadave. Komisioni tha se disa nga viktimat ishin te mitur kur filloi abuzimi. Rreth 13 persona kane kryer vetevrasje si rezultat i dhunimeve ne te kaluaren. Kisha belge eshte vene nen presion per te parandaluar abuzime te metejshme dhe per te ndihmuar viktimat.