E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta te dhunshme dhe viktima

Kashmir

Te pakten pesembedhjete civile jane vrare dhe shume te tjere jane plagosur ne Kashmirin e administruar nga India ne protesta te vazhdueshme ndaj nje plani te nje kishe ne SHBA per te djegur Kuranin. Kisha nuk e ndermori kete veprim por me mijera vete shkelen shtetrrethimet qe ishin vendosur duke dale dhe demonstruar ne luginen e Kashmirit. Policia hapi zjarr per te shperndare protestat e dhunshme ne disa zona. Me mijera vete kane dale ne rruget e lugines se Kashmirit duke hedhur parulla antiamerikane dhe kunder Indise. Ata kane djegur dordolece si Presidenti Obama dhe u kane vene flaken disa ndertesave qeveritare dhe makinave prane nje shkolle prone e nje kishe protestante. Mes te vrareve eshte edhe nje student. Edhe nje polic gjeti vdekjen pasi u shtyp nga nje makine ne nje proteste. Numri i te vdekurve ka gjasa te rritet pasi disa nga te plagosurit jane ne gjendje kritike per jeten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›