Kisha, reklamë ofenduese ndaj ateistëve
Një reklamë fushate nga kisha është ndaluar në Afrikën e Jugut. Në këto reklama kisha i përshkruan ateistët si budallenj. Zyrtarët e këtij vendin kanë sugjeruar se një gjë e tillë duhet të ndalohet pasi është ofenduese.
Në këtë reklamë tregohet një mashkull i cili ka vënë duart në kokë ndërkohë që pjesën e trurit e ka të rrafshët – dhe mbi të është mbishkrimi: Një ateist është një burrë i cili beson se është i rastësishëm e cila i atribuohet poetit britanik Francis Thompson.
Në vendimin për ndalimin e kësaj reklame thuhet se ajo përcjell mesazhin se jobesimtarët nuk janë të zgjuar dhe se besojnë se janë aksidentalisht në këtë botë.
Gjithashtu është saktësuar se poeti anglez nuk e ka përdorur këtë shprehje në këtë kontekst.