Meta i pafajshëm, Rama: Vendimi pengesë për marrjen e statusit kandidat
Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste e konsideron vendimin e gjykatës për shpallje të pafajshëm të Ilir Metës si pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Komentet e para Rama i ka bërë në profilin e tij në rrjetet sociale ndërsa më pas ka folur për këtë edhe gjatë një takimi me përfaqësues të kryetarëve të komunave të qarkut Fier, Gjirokastër dhe Vlorë. Sipas Ramës, vendimi i drejtësisë ishte tallje cinike për qytetarët.
E turpëruar ndjehet sot edhe Evropa që dje u pengua nga drejtësia në përpjekjen për ta kandiduar Shqipërinë në BE në vitin e pavarësisë!, ka reaguar kreu i PS-së.
Më parë Rama për këtë ishte shprehur në “Tuiter” se “Sot Skënderbeu do të ndihej i turpëruar. Të turpëruar do të ndiheshin edhe etërit e kombit nga llumi i drejtësisë pas 100 vitesh pavarësi.
Rama ka nënvizuar se ka vetëm një rrugë për të përmbysur këtë gjendje dhe ajo sipas tij është vota. Takimi me të zgjedhurit socialistë të pushtetit lokal u bë në kuadër të diskutimit për programin politik të PS-së.
G.N. / Redaksia online
