E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kisha serbe kundër politikës shtetërore për Kosovën

Sinodi i Kishës Ortodokse serbe ka kërkuar nga presidenti dhe kryeministri i Serbisë që të refuzojnë marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve me Kosovën.

Njëkohësisht krerët e kishës kanë prezantuar edhe planin tetë pikësh për zgjidhjen e problemit të Kosovës, i cili kërkon anulimin e kufijve dhe largimin e kampit amerikan Bondsteel.

Në këtë dokument, sipas revistës “Nedeljnik” kërkohet nga shteti “që mos të jetë pjesëmarrës në vetëvrasjen e Serbisë”.

“Nga qeveria dhe parlamenti aktual presim që në vend të pranimit ‘të menaxhimit të integruar të kufijve’ të rishqyrtoi të gjitha marrëveshjet e qeverisë paraprake për ‘vendkalimet’ të cilat nuk janë ratifikuar në parlament”, thuhet në letrën e kishës drejtuar institucioneve.

Më tutje kërkohet nga organet shtetërore që para bisedimeve të ardhshme – të kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare garanci për kthimin e serbëve të zhvendosur, rindërtimin e shtëpive dhe miratimin e ligjit për restituimin e pasurisë kishtare dhe shoqërore në Kosovë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›