Priten edhe katër drunj në shesh

Katër drunj janë prerë sot në sheshin “Ibrahim Rugova” të Prishtinës.
Ata u hoqën nga kompania e kontraktuar për rregullimin e kësaj pjese të kryeqytetit.
Zyrtarë të Komunës së Prishtinës thonë se janë duke u hequr drunjtë që kanë filluar të thahen ose që janë kalbur, sipas tyre ata do të zëvendësohen më të rinj.
“Po hiqet drunjtë qe janë të thar, te kalbur dhe do të mbillen te rinj në vend të tyre”, tha për Indeksonline, Asdren Osaj, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës.
Për prerjen e drunjve po përkujdeset kompania “Gërguri”, e cila njëherësh ka rregulluar edhe infrastrukturën nëntokësore të dy shesheve, kurse kompania “All Zonë” është duke vendosur pllakat. /indeksonlione/