Policia konfiskon armë dhe municion në Podujevë

Policia e Kosovës, ka konfiskuar një sasi armësh dhe municioni gjatë aksionit të mbrëmshëm në fshatin Dumnicë të Poshtme, komuna e Podujevës.
Sipas komandantit të stacionit të Policisë në Podujevë, Isak Ejupi, janë konfiskuar dy armë automatike AK-47, një armë gjysmë-automatike, 290-të fishekë, dhe dy granata dore.
Policia bëri të ditur se gjatë aksionit janë arrestuar dy persona./Indeksonline/