E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperatura të ulëta dhe borë në Shqipëri

Reshjet e dendura të dëborës dhe ulja e temperaturave kanë krijuar probleme në qarkullimin rrugor në disa akse.
Përkatësisht, qarqet më problematike dhe që ndeshen me më vështirësi janë në qarqet verilindore dhe juglindore të Shqipërisë, ndërsa në disa zona trashësia e dëborës ka arritur 30 centimetra.

Vështirësi në qarkullimin e automjeteve ka pasur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, ku vështirësi në qarkullimin e automjeteve shfaqen në Qafë-Kërrabë.

Gjithashtu dëbora dhe rruga me ngrica kanë krijuar vështirësi në aksin rrugorë Elbasan-Qafë Thanë. Ndërkohë si pasojë e motit të keq dhe me reshje shiu ka pasur rrëshqitje dherash edhe në aksin rrugor Levan- Ballsh.

Ndërkohë raportohet se është paralizuar qarkullimi në aksin Librazhd-Stërblevë-Bulqizë, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Mësohet se dëbora ka bllokuar komunat Ostren, Lurë, Trebishtë dhe Kalaja e Dodës, në Dibër, si dhe disa fshatra në komunën Zelçan.

Mësohet se rrëshqitja e dherave ka ndodhur në fshatin Visokë duke bllokuar edhe një pjesë të aksit rrugor Levan-Ballsh./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›