E Diel, 1 Nëntor 2026

Kitarat PRS nder me te shiturat ne tregun amerikan

Ne fillimin e viteve 1980 nje prodhues kitarash i quajtur Pol Rid Smith u perpoq tua shiste instrumentet e tij artisteve te medhenj. Tani me shume se 25 vjet me vone kitarat e Smithit konsiderohen si disa nga veglat me te mira muzikore te prodhuara ndonjehere. Smith thote se kompania e tij perpiqet te krijoje instrumente te persosur.

Artisti latin Karlos Santana dhe muzikanti i xhezit Al Di Meola luajne dy lloje te ndryshme muzike. Por te dy ata kane nje lidhje te perbashket me Pol Rid Smith.

Fillova te prodhoj kitarra ne nje dyqan punimesh druri kur isha ne shkolle te mesme ne dhomen e gjumit te vellait dhe timen. Mjetet e punes i merrja me qera.

Por tani kitarrat e Pol Rid Smithit prodhohen ne nje fabrike moderne ne bregdetin lindor te Merilendit.

Ne shesim shume prej tyre dhe biznesi ecen shume mire.

260 punetoret e kompanise kane prodhuar nje mije e 300 kitarra ne Shtetet e Bashkuara. Rreth 25 mije kitarra te tjera jane prodhuar ne Korene e Jugut per nje linje me pak te shtrenjte. PRS fitoi 40 milione dollare nga shitjet vitin e kaluar.

Qe nga themelimi ne vitin 1985 kompania i ka bere vend vetes ne nje treg ku ka konkurence. Por kur flet per filozofine e tij te biznesit Smith thote se ai thjesht perpiqet te prodhoje kitarrat me te mira.

Na kane pyetur se pse kitarrat tona jane ndryshe dhe kam arritur ne perfundimin se cilesia varet sa vemendje u kushton detajeve.

Keto detaje jane me te dukshme ne linjat private qe behen me porosi te cilat konsiderohen si gjysma art dhe gjysma instrument. Presidenti i PRS Xhek Higinbotam thote se prodhimi i nje kitarre te mire fillon me drurin. PRS blen drure ekzotike nga e gjithe bota dhe kitarrat e tyre njihen per siperfaqet e vecanta.

Ky eshte shembull i nje kitarre me porosi. Ne perpiqemi ta bejme sa me te bukur nga pamja e jashtme dhe me nje tingull sa me te mire.

Higinbotham thote se procesi i prodhimit eshte po aq i rendesishem. Druri thahet ngadale ne nje dhome te vecante. Kitarave u jepet forma ne makineri te komjuterizuara. Te gjitha pjeset lemohen me zumpara lyhen dhe pastaj u hidhet nje shtrese llak. Perdet apo ndarjet ne bishtin e kitares behen me dore. Nje kitare do rreth gjashte jave per tu prodhuar. Smith thote se kompania e tij perpiqet te krijoje instrumente perfekte.

Puna jone eshte ti bejme kitarrat sa me te mira qe te jete e mundur. Pastaj kur arrijne ne nje pike qe nuk duam ti prekim me perserisim te njejtin proces.

Vemendja per detajet nuk ka humbur tek muzikantet. Brajen Mider shet kitarra ne Qendren Muzikore te Uashingtonit ak Levins nje nga dyqanet e para qe filluan te shesin produktet e kompanise PRS.

Mider thote se kur behet fjale per cilesine e prodhimit ne mase te kitarrave PRS nuk ka te dyte. mimi i kitarrave te prodhuara nga PRS eshte nga 600 deri ne dhjetra mijera dollare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›