E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhejms Berisha Prisja me teper ndihme nga qeveria e Kosoves

Piloti nga Kosova me shtetesi amerikane James Berisha thote se shpresonte me teper ndihme nga qeveria e Kosoves per misionin e tij te fluturimit ne Afrike qe synon te siguroje me teper njohje ne favor te shtetit te ri. Ai thote se per fat te keq nuk e ka patur kete ndihme dhe ai ia hedh fajin mentalitetit me te cilin zyrtaret i shohin nisma te tilla. Sipas zotit Berisha misioni i tij ne pothuajse te gjitha vendet afrikane i ka siguruar Kosoves miliona dollare te ardhura pasi ka sherbyer si nje reklame per vendin e tij me intervistat dhe takimet qe ai vete ka zhvilluar ne secilin vend. Zoti Berisha ka ardhur ne Shtetet e Bashkuara pas nje alsidenti te rende ne Sudan ku beri nje ulje te detyruar ne nje rruge prane shkretetires. Megjithe keto veshtiresi piloti thote se do ta vazhdoje misionin e tij ne Afrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›