E Diel, 1 Nëntor 2026

Furia “Pogradeci” nuk njeh fushë

Pogradeci nuk e njeh  faktorin fushë kundërshtare. Kampioni i dimrit të Kategorisë së Parë ia doli të fitojë 2-1 edhe në një fushë të vështirë si ajo e Burrelit.

Fitorja e shtatë rresht e liqenorëve të Ylli Çekiçit, e që nuk humbet prej 24 tetorit, kur u thye 1-0 në Gjirokastër nga Luftëtari vendas.

12 fitore në 15 ndeshje është një rekord për t’u admiruar, e në favor të kësaj statistike është dhe diferenca prej pesë pikësh ndaj vendit të dytë, Kamzës, 32 pikë. 

Kamza fitoi 1-0 ndaj Lushnjës, një rivali direkt për një vend në Superligë, duke i spostuar lushnjarët në vendin e gjashtë.
   
Apolonia ruajti me fanatazimë vendin e tretë pas fitores së ngushtë 1-0 ndaj Tërbunit të Pukës.

Tomori regjistroi një fitore të thellë 6-1 ndaj një Bilishti Sport aspak të impenjuar në sfidën kundër beratasve.

Gramozi dhe Vlora u argëtuan me njëri-tjetrin në ndeshjen e përfunduar 5-3 për kolonjarët e Ilir Qirjakos.

Mamurrasi dhe Besëlidhja u ndanë në barazim pa gola.

Partizani hodhi një tjetër hap të gabuar duke humbur në kryeqytet 2-1 me Luftëtarin, në humbjen e 9-të të kuqve, që nuk fitojnë prej shtatë ndeshjesh, qysh kur fitoi 2-0 me Gramozin në javën e 8-të, më 6 nëntor.

Gramshi fitoi 2-0 sfidën me Adën, por duke mbetur sërish i fundit, me të dyja skuadrat në kuotën e 10 pikëve, por me Adën që ka një ndeshje më pak.

Tërbuni, Ada, Gramozi dhe Besëlidhja kanë për të luajtur edhe nga një ndeshje në përfundim të fazës së parë.

KATEGORIA E PARË
JAVA 15

Sot, 23 dhjetor 2010

Apolonia-Tërbuni 1-0 Gramozi-Vlora 5-3 Tomori-Bilisht S. 6-1 Burreli-Pogradeci 1-2 Mamurrasi-Besëlidhja 0-0 Partizani-Luftëtari 1-2 Gramshi-Ada 2-0 Kamza-Lushnja 1-0
RENDITJA

Pogradeci 37 Kamza 32 Apolonia 30 Tomori 29 Mamurrasi 23 Lushnja 22 Gramozi 22 Besëlidhja 21 Luftëtari 19 Bilisht S. 17 Vlora 16 Burreli 15 Tërbuni 15 Partizani 14 Ada 10 Gramshi 10

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 23 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›