Kjaerit nuk i pëlqeu futbolli gjerman

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 14:09
Përforcimi i ri i Romës Simon Kjaer ka kritikuar futbollin gjerman pas aventurës dëshpëruese të tij në klubin nga Bundesliga Wolfsburg.
Kjaer, i cili më parë kishte përvojë nga Serie A meqë ishte anëtar i Palermos kaloi në Wolfsburg gjatë verës së vitit të kaluar.
Mirëpo, pas vetëm një sezoni në Gjermani, ai u rikthye në Itali duke iu bashkuar Romës.
“Wolfsburg ishte përvojë e madhe por nuk shkoi mirë për mua dhe ekipin. Në Gjermani kanë rëndësi individët, ju duhet të vareni nga vetja. Futbolli gjerman nuk është i përshtatshëm për mua” tha Kjaer për Corriere dello Sport.