Tottenham kërkon Beckhamin

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 15:59
Menaxheri i Tottenhamit Harry Redknapp ka konfirmuar interesimin e tij për transferimin e mesfushorit të Los Angeles Galaxy David Beckham.
Ish kapiteni i Anglisë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin nga MLS.
Ndërsa Redknapp tha për The Sun: “Nëse David dëshiron të vjen në Tottenham, do ta prisja me duar të hapura. Ai është ende i mirë për të luajtur në Premierligë. Loja e tij asnjëherë nuk ka humbur ritmin”.
Beckham kishte stërvitur me Tottenhamit gjatë dimrit të kaluar.