E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fenerbahce mbetet jashtë Ligës së Kampionëve

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 22:00

Gjykata Arbitrare e Sportit (CAS) ka njoftuar për refuzimin e kërkesës së kampionit të Turqisë, Fenerbahce, për rikthimin e saj në Ligën e Kampionëve.

Fenerbahce kërkoi nga CAS të rikthejë vendimin e Federatës turke të Futbollit për largimin e klubit nga gara elite e klubeve evropiane pas dyshimeve për kurdisje të ndeshjeve.

Fenerbahce po ashtu ka kërkuar kompensim nëse përjashtohet nga Liga e Kampionëve dhe beson se organi drejtues i futbollit evropian UEFA ndikoi në vendimin e Turqisë.

Nënkampioni Trabzonspor ka marrë vendin e Fenerbahces dhe do të fillojë fazën e grupeve të garës javën e ardhshme me ndeshje kundër Interit.

Gjykata më e lartë sportive do të dëgjojë ankesën e plotë të Fenerbahces kundër Federatës turke dhe UEFA-s në një datë të mëvonshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›