Plaçkitet Vucinic, i vidhet ora në vlerë prej 20 mijë euro

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 16:13
Sulmuesi i Juventusit Mirko Vucinic është plaçkitur në rrugë duke humbur një orë me vlerë prej 20 mijë euro në zonën Jug të Torinos, të enjten mbrëma.
Derisa ishte duke ecur, Vucinic është sulmuar nga dy persona në skuter të cilët e sulmuan dhe ia morën orën pavarësisht përpjekjeve të tij për t’ju shmangur atyre.
Me rastin po merret policia të cilën e lajmëroi ish futbollisti i Romës dhe Lecces i cili më herët gjatë kësaj vere iu bashkua Juventusit.