Sandro vazhdon në Tottenham

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 14:45
Tottenham ka siguruar shërbimet e mesfushorit Sandro në kontratë të re pesëvjeçare. Braziliani impresionoi sezonin e kaluar pas transferimit nga Internacional, ndërsa gjatë verës spekulohej se kërkohej nga Roma dhe Barcelona.
Mirëpo, 22 vjeçari ka vendosur të mbetet në White Hart Lane në marrëveshje të re e cila e mban atë në klubin londinez deri më 2016.
“Klubi është i lumtur të njofton se Sandro ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare deri më 2016” thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të Tottenhamit.