E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luisao mbetet në Benfica

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 16:37

Qendërmbrojtësi brazilian Luisao ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me Benfican, ka njoftuar klubi portugez.

Në një komunikatë të publikuar në uebfaqen zyrtare të Benficas është bërë e ditur se Luisao ka finalizuar marrëveshjen e re e cila e lidh atë me klubin portugez deri më 30 qershor 2016 dhe përfshin një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh.

Luisao, 30 vjeç iu bashkua Benficas më 2003 dhe tani është kapiten i ekipit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›