"Kjo Dite Vere, e mbushur me kerkesa te shumta gatimi"
Ashtu si ne cdo feste, edhe ne darken e Dites se Veres, ai duket se do te ulet ne tryezen familjare te festes me vone se bashkeqytetaret e tij. Daut Baxhella, prej gati 37 vitesh me punen e tij eshte bere pjese e tavolinave te festave ne familjet gjirokastrite. Edhe per kete feste, 54-vjecari eshte perkujdesur qe gatimet dhe menyja e tavolinave te festes ne shtepite gjirokastrite, te jene sa me cilesore. Me kujdesin e nje zanatciu te vertete, ne furren e tij tradicionale, me dru, ai ka pjekur tepsite me embelsira si revani, bakllava, kadaif apo byreqe te ndryshme te pergatitura me kujdes nga amvisat gjirokastrite. "Keto dite feste, klientet kane qene me te shumte ne numer krahasuar me ditet e zakonshme, keshtu qe edhe ngarkesa e punes per pjekjen e gatimeve, ka qene me e madhe", thote furrtari, ndersa shikon me kujdes nje tepsi me revani nese eshte pjekur me cilesine e duhur. "Njerezit kane besim tek puna ime, keshtu qe edhe une nuk dua t'i zhgenjej", vijon Dauti, duke i hedhur dru zjarrit te furres. Zanatin e furrtarit e ka filluar qe ne moshen 16 vjecare. Fillimisht ka punuar ne kete zanat ne ish-Ndermarrjen Ushqimore ne Gjirokaster, per te vijuar me pas ne furra te ndryshme ne qytet. Ne fillim te viteve 1990 do te hapte furren e tij private, ne njerin prej dyqaneve te gurta ne pazarin karakteristik. Me kalimin e viteve ndjen se deshira dhe vullneti per te punuar ne kete zanat kane ardhur duke u rritur. "Me furren nuk me lidh vetem pagesa monetare e klienteve per punen e bere, por edhe deshira qe gjirokastritet te kene ne tavolinat familjare, gatime sa me cilesore qe t'i kenaqin", thote 54-vjecari. Per Dautin klientet drejtohen ne furren e tij me deshiren per t'u nderuar me gatimet e tavolinave. "Me vjen mire qe njerezit e pelqejne punen time, pasi shikoj se numri i klienteve ne furre vjen duke u rritur", na tregon Dauti, nderkohe qe me lopaten e drunjte, po drejton me afer zjarrit disa tepsi qe te marrin faqe me mire. Lopata e drunjte ne duart e tij, te zhuritura nga zjarri i furres, e gjen lehte drejtimin e tepsise metalike. Per te, te jesh nje furrtar i mire nuk mjafton vetem deshira dhe vullneti por mbi te gjitha duhet te kesh respekt per punen dhe njerezit. "Nje tepsi e pjekur mire, te nderon ashtu sic mund te te turperoje nje pjekje jo e mire", thote furrtari.
Blerim Kore
Blerim Kore