E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjaket Dita e Veres, nje e vdekur

Pergjaket Dita e Veres ne Shkoder dhe Elbasan. Nje grua eshte masakruar me sepate ne qytetin verior nga kunati i saj, ndersa rrezikon dhe jeten, kurse ne qytetin e ballokumeve, nje 35-vjecare eshte flijuar pak jave pas divorcit. Policia nisi hetimet dhe ka ndaluar te dyshuarin per plagosje, ndersa per ngjarjen e Elbasanit deklaroi se shkak eshte bere depresioni.

Vetevarja

Adelina Olldashi, me banim ne lagjen "28 Nentori", eshte gjetur e vetevarur ne shtepine e saj nga te afermit pasditen e djeshme. Gruaja e divorcuar prej pak kohesh po vuante nje gjendje te rende depresioni. Te shqetesuar per mungesen e saj, familjaret kane hyre ne dhomen e gjumit, por kane gjetur Adelinen te vetevarur. Mesohet se ajo ishte ne nje situate te veshtire dhe sipas familjareve, akti fatal ka qene pasoje e problemeve qe ajo kishte pas divorcit. Sipas te dhenave te para nga hetimi, gruaja jetonte me dy femijet dhe i kishte larguar ata, tek realizonte aktin fatal. Policia ka nisur nje hetim per kete rast tragjik, ndersa dergimi i menjehershem drejt spitalit ka qene i kote. Gruaja sipas familjareve, gjate diteve te fundit kishte shfaqur nje gjendje shpirterore te renduar dhe ishte bere nje person i mbyllur.

Plagosja

Nje 41-vjecar dyshohet se ka plagosur me sepate ne koke, kunaten e tij pas nje grindje banale ne shtepine ku dhe banonin te dyja familjet. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ne fshatin Nenshat te Shkodres, kurse policia ndaloi Pjeter Cukun si autor te krimit. Burime zyrtare bene me dije se e demtuara Ana C., eshte masakruar nga vellai i burrit te saj ndersa gjendej e vetme ne banese. Mesohet se 36-vjecarja, eshte derguar nga fqinjet per ne spitalin me te afert, ate te Lezhes, ku pasi i eshte dhene ndihma e pare, u nis drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes, sepse gjendja shendetesore e saj ishte e renduar. Nga hetimet e kryera nuk eshte zbuluar ende motivi i ngjarjes, por mendohet per nje grindje banale per shkak se dy vellezerit jetonin ne te njejten shtepi. Por ne momentin e krimit, bashkeshorti i 36-vjecares nuk ka qene ne shtepi. Mjeket thane se plaget jane vene re ne pjesen e kokes, por per momentin Ana C., eshte jashte rrezikut per jeten. Policia deklaroi nisjen e hetimeve dhe ndalimin ne pak minuta te te dyshuarit Pjeter Cuku.

F. Salliu/ R.Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›