Kjo është drejtësi mesjetare (FOTO)
Një grua dridhet ndërsa bëhet gati të marrë ndëshkimin për shkak se ka pasur një aferë jashtëmartesore.
Irdyanti Mukhtar, 34 vjeç, u godit nëntë herë me shkop nga Policia e Sharias për shkak se kishte pasur një marrëdhënie me një tjetër burrë, edhe pse ajo thotë se është në proces divorcimi nga i shoqi.
Ndëshkimi i rëndë u krye përballë një turme prej 200 personash jashtë një xhamie në Jantho, Indonezi.
Turma e eksituar regjistronte rrahjen brutale me celularë dhe bënte thirrje për më shumë goditje.
Fqinjët e kishin parë atë duke hyrë në dhomën e gjumit të një burri, por nuk e dinin çfarë po bënte. Ata më pas i tërhoqën të dy zvarrë tek rajoni i policisë. Policia po heton se gruaja mund të jetë ngacmuar nga turma përpara se të akuzohej.
Gruas i ka rënë të fikët gjatë goditjes dhe u desh të dërgohej me urgjencë në spital.


