E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kladha, arvaniti që u rezistoi osmanëve

ZBRITJET E
SHQIPTARËVE DHE TË
FARËS KLADHA DREJT
TERRITOREVE GREKE Të gjitha burimet dhe krye
sisht ato të kohës, bizantine
dhe veneciane, që janë
marrë dhe kanë pasqyruar mjaft
çështje të të parëve, të jetës dhe të
bëmave të këtij luftëtari të paepur
pajtohen pa mëdyshje dhe në
mënyrë unike në faktin se Krokodil
Kladha është një shqiptar,
prindërit e të cilit zbritën nga territoret
e Arbërisë mesjetare.
Duke kërkuar për të gjetur kohën
e zbritjes të të parëve të tij drejt
territoreve jugore të Greqisë mesjetare,
një numër dokumentesh
arkivale na bëjnë me dije se ndoshta
gjyshi i tij ishte i pari që zbriti nga
territoret e Arbërisë Jugore drejt
Peloponezit. Nga këto burime dhe
informacione, gjendet i evidentuar
fakti se Krokodili është i lindur
nga prindër shqiptarë (albanezi) të
emigruar dhe vendosur në territoret
e Moresë, apo Peloponezit, siç
thërriten sot këto anë. Duke qëmtuar
kronikat bizantine të shekujve
XIII-XIV, ato përqasin dhe
pranojnë që zbritja e familjes së
Kladhajve të ketë ndodhur diku
nga mesi apo në dekadat e fundit
të shekullit XIV, pra në atë shpërngulje
që konsiderohet "emigrimi i
dytë i madh i shqiptarëve", pra aty
nga vitet 1360. Kjo valë e madhe
shpërnguljesh na bën të njohur se
"shqiptarët fise dhe fshatra të tërë
zbritën drejt Thesalisë dhe
Peloponezit".(1)
VENDI I ORIGJINËS TË
TË PARËVE
Po kush është vendi i origjinës
të të parëve, të këtij luftëtari të famshëm,
nga cila krahinë e Shqipërisë
ata merrnin rrugën e emigrimit?
"Të parët, prindërit e tij ishin
shqiptarë, nga Himara!"
Këtë fakt, qenien e tij shqiptare,
e pohojnë pothuaj të gjitha dokumentet
bizantine, ato veneciane,
burimet osmane të kohës, si dhe
ato greke. (2)
Jo vetëm kaq, por siç do të shohim
më poshtë, në tërë jetën e tij si
udhëheqës i rezistencës antiosmane,
ai qëndroi vetëm në krye të
forcave dhe luftëtarëve kryengritës
shqiptarë, që popullonin territore
të tëra në More-Peloponez. Pra, trupat
e tij përbëheshin nga burra të
kësaj fare. (3)
E para figurë e njohur e këtij fisi,
Kladhajve, që përmendet në këto
dokumente historike, është Teodor
Kladha, babai i Krokodilit. Përmes
kronikave bizantine, ai shfaqet dhe
bëhet i njohur në vitet e fundit të
sundimit të perandorëve bizantinë,
Paleologëve. Madje, burimet
e kohës na njoftojnë se "Teodor
Kladha kishte ofruar shërbimet
dhe ndihmën e tij Perandorit
të Bizantit, Paleologut, gjer ditët e
fundit të qëndrimit të tij në fron, në
Mistra të Peloponezit". Këto dokumente
evidentojnë gjithashtu se
Teodor Kladha ishte komandant i
trupave të armatosura - Armatollëve,
të krahinës së Manit dhe
territoreve të tjera më gjerë, me
qendër qytetin dhe kështjellën e
njohur të Koronit, në Peloponez. (4)
Teodori, nga martesa e tij pati
lindur dy djem, Krokodilin dhe
Markon e Famshëm!!! Vetëm kaq
na thotë dokumenti që edhe djali
tjetër Markua ishte bërë i "famshëm",
"i njohur", por se përse ai
ishte bërë "i famshëm", ne ende
nuk e dimë. (5) Dimë vetëm disa
fakte që na vijnë përmes kancelarive
veneciane, të cilat na
bëjnë të njohur se edhe ai pati
luftuar krah venecianëve kundër
forcave pushtuese osmane në
ofensivat e para të tyre, ndërsa ato
shtriheshin mbi tërë Ballkanin.
FILLESAT E RRUGËS TË
NJË KRYENGRITËSI TË
PAEPUR
Duhet të ketë qenë viti 1445-
parë edhe emri i të riut Krokodil
Kladha, ndërsa trupat osmane shtriheshin
në ofensivat e tyre më të
përgjakshme në territoret kontinentale
greke. Kronikat e kohës
bëjnë të njohur qëndresën e dëshpëruar
dhe të paorganizuar të
popullsisë greke dhe asaj shqiptare
në ato anë. Në këto kohë
luftërash, familja e Kladhajve, babai
Teodori dhe dy djemtë e tij,
përmenden herë si luftëtarë në
frontet e luftës antiosmane dhe
herë në aleancë dhe në shërbim të
venecianëve në qëndresën për të
mbrojtur fortesat veneciane të
Peloponezit.
Për shkak të aftësive të tij të
veçanta luftarake, shumë shpejt,
Krokodilin e gjejmë, në dokumentacion
venecian të kohës, si "capo
di albanezi" - komandant të trupave
të luftëtarëve shqiptarë.
Ai kishte marrë kështu udhën
dhe profesionin e të atit, ndoshta
në mbështetje të Paleologëve, gjer
në ditët e fundit të rezistencës së
despotëve bizantinë. Por, në vitin
1460, kur Despotati i Moresë ra
përfundimisht në duart e osmanëve,
Kladha i ri vazhdoi të
qëndronte në krye të luftëtarëve
arvanitë, që aso kohe ishin rreshtuar
të gjithë në fushat e betejave
kundër turqve. Kronikat sporadike
na bëjnë me dije se aty nga fundi
i viteve 1460, ai gjendet në "komandën
e një force prej 1000
luftëtarësh, që kishte bërë emër
dhe ishte dalluar në betejat në
shërbim të princit (despotit) të
Peloponezit, duke ngritur emrin
dhe famën me një çmim të lartë të
qëndresës dhe kurajës së tij".(6)
Kur rrokopuja e ngjarjeve
tragjike, pushtimet e njëpasnjëshme
të territoreve nga forcat osmane
tanimë po përcaktonin fatin
e popullsisë ballkanase, rrethanat
dhe realitetet kërkuan bashkëpunimin
e luftëtarëve kryengritës
për të mbrojtur lirinë e tyre.
Por, duket se forcat e përçara nuk
e kishin gjetur dot gjuhën e përbashkët
për një qëndresë të
unifikuar.
Duke përfituar nga kjo situatë,
me një shpejtësi marramendëse,
turqit kishin arritur të shtinin në
dorë një numër fortesash të
rëndësishme të këtyre anëve.
Ndoshta i vetmi kapedan i vendosur
dhe i palëkundur që vazhdonte
ende qëndresën, në rrethanat
e frikshme dhe tragjike, kishte
mbetur Krokodil Kladha, i cili, me
kurajë dhe shpejtësi, kishte shtënë
në dorë dhe mbante me
forcat e tij një kështjellë të fuqishme
në krahinën e Lakedemonës,
atë të Shën Gjergjit.
Por, ofensivat e mëdha osmane
nën drejtimin e vetë Sulltan
Mehmetit dhe pushtimi nga ana e
tij i tërë territoreve greke, e detyruan
Krokodilin të largohet nga betejat
frontale. Por, siç treguan zhvillimet
e ngjarjeve më vonë, duket
se kjo lëvizje e Kladhës, ka qenë
vetëm një tërheqje taktike, e
përkohshme, për t‘i shpëtuar furisë
së ofensivës osmane. E themi
këtë sepse aty rreth viteve 1463-
1464, në luftën turko-veneciane,
e gjejmë Kladhën përsëri si komandant
të forcave kryengritëse
të spartiatëve (krahina e Spartës-
Peloponez), duke luftuar kundër
forcave osmane, por pa u dukur
të japë shërbimet e tij të rezistencës,
interesave veneciane.
KONFLIKTI TURKOVENECIAN
DHE
KONTRIBUTET E
KLADHËS NË ALEANCË
ME VENECIANËT
Por turqit prisnin me padurim
rastin e volitshëm për të realizuar
synimet e tyre edhe kundër bazave
veneciane në territoret e
Peloponezit dhe duket se pritmërisë
së tyre i dha fund një çështje
e rëndomtë, por që turqit e përdorën
si një rast ideal për të justifikuar
fillimin e operacioneve
ushtarake kundër këtyre bazave.
Ajo që i dha shkas fillimit të luftimeve
mes dy fuqive më të mëdha
të kohës, forcave osmane dhe
reparteve të Republikës Veneciane,
më 1462, ishte "arratisja e
një skllavi arvanit, që vodhi disa
gjëra te komandanti i forcave
pushtuese osmane të Athinës,
Omer Pasha, dhe që mbas aktit u
largua në Methoni dhe u strehua
në shtëpinë e këshilltarit venecian,
Valaresi". Turqit e kërkuan
nga venedikasit ta arrestojnë arvanitin
e akuzuar dhe t‘ua dorëzojnë
reparteve ushtarake osmane
të Athinës. Por, komanda
ushtarake veneciane e Methonit
refuzoi ta bëjë këtë gjë, duke pasur
bindjen se kjo ishte një skenë
e stisur qëllimisht.
Në kundërpërgjigje të këtij
akti, në nëntor të po atij viti, niset
për fushatë drejt Peloponezit dhe
Etolisë vetë Omer Pasha, i cili
mbërrin dhe rreshton formacionet
e ushtrisë së tij përpara mureve të
Nafpaktos, qytet-kështjellë që
mbrohej nga venecianët. Duket
që përballja mes dy fuqive ishte
bërë kështu një realitet.
Pikërisht, përpara një realiteti,
pra një lufte tanimë të filluar
prej ushtrive osmane, më 1463,
Republika Veneciane i shpalli
luftë Turqisë. Për t‘ju përgjigjur
menjëherë dhe në kohë konfrontimeve
ushtarake të pritshme
dhe luftës së shpallur, Republika
e San Markos dërgoi në Nafplio
një flotilje nën komandën e
kryegjeneralit Bartoldo de Este,
me 25000 burra, për të bashkërenduar
veprimet e tyre ushtarake
me admiralin Loredano.
Lufta turko-veneciane vazhdoi
rreth 14 vjet dhe u shtri nga
ishulli i Rodosit gjer në brigjet e
Adriatikut. Të dyja fuqitë e
mëdha rivalizuese pretendonin
zotërimin e Lindjes dhe Mesdheut,
duke ndërmarrë operacione
reciproke ku me sulme e ku
me presione, në zona të ndryshme
që shtriheshin nga Athina
në Imbro, në Nafpakto, Siro,
Halkidhë, Dalmaci, Friuli, Smirni,
Nafplio, Shebanik, Arbëri, në Shkodër,
Lezhë e gjetkë. Por sa më
shumë avanconin luftimet dhe
kalonin vitet, aq pa lavdi
dukeshin perspektivat për palën
veneciane. (8)
Duhet thënë qartë se në betejat
e përgjakshme për mbrojtjen
e territoreve dhe kështjellave
veneciane në Peloponez, një rol
të rëndësishëm luajtën repartet
e stratiotëve, që në masën dërrmuese
ishin të mbushura me
luftëtarë shqiptarë. Në informacionet
e përcjella në mënyrë periodike
për këto luftime, nga "rettorët"
dhe "proveditorët" venecianë
përmendet shpesh edhe
Krokodil Kladha, madje në njërin
nga ata flitet për dhjetë pjesëtarë
të familjes së tij të vrarë dhe sakrifikuar,
si dhe dëme të konsiderueshme
ekonomike që kish
pësuar ai nga ky konfrontim i ashpër
dhe i përgjakshëm me turqit.
Për këto kontribute të
shquara, ky burrë i jashtëzakonshëm,
Krokodil Kladha, më 4 shtator
1479, u thirr në Venecia dhe
me vendim të Senatit u dekorua
me "Urdhrin e Kalorësit të San
Markos" dhe u vesh në petka të
arta, titull që u jepej njerëzve për
merita dhe shërbime të veçanta.
(9)
Por, Pallati i Dozhëve tashmë
kish arritur të dallonte mirë fuqinë
osmane, si dhe kërcënimin e
papërmbajtur të hyxhymeve lindore,
që synonin muret e Evropës
Qendrore. Në këto rrethana, në
vitin 1479, ajo i kërkoi palës
kundërshtare uljen në tryezën e
bisedimeve për të nënshkruar
një traktat paqeje, padyshim me
kushte të disfavorshme për latinët.
Në fillim të janarit 1479, përfaqësuesit
e Senatit venedikas
nënshkruan një Marrëveshje
(Traktat) Paqeje me Sulltanin. Sipas
detyrimeve (kushteve) të përcaktuara
definitivisht në këtë
marrëveshje, venecianët detyroheshin
të paguanin për dëmet e
shkaktuara turqve 100000
dukatë brenda dy viteve dhe në
vazhdim 10000 dukatë çdo vit,
duke u njohur turqve zotërimin e
kështjellës së Shkodrës, të Limnosit
dhe një numër kështjellash
dhe territoresh që ata kishin marrë
dikur nga turqit në Peloponez,
por që tanimë ishin në duart e kryengritësve
arvanitë.
Kjo marrëveshje urdhëronte
që banorët në vendet dhe territoret
e kështjellave që i zotëronin
venedikasit, "...ose të qëndrojnë
dhe t‘i binden pushtetit osman,
ose të largohen ku të dëshirojnë
me gjithë ç‘kanë nëse nuk duan
të qëndrojnë në vendet dhe kështjellat
ku tanimë jemi të vendosur
ne..." (10) 10. (Burime osmane,
1470-1510, Marino Sanuto, diari.)
Me pak fjalë, luftëtarët arvanitë
që kishin derdhur gjak në betejat
disavjeçare ose të qëndronin dhe
t‘u bindeshin pushtuesve, pra
pushtetit osman, ose të largoheshin
ku të donin!!!
REAGIMI I KROKODIL
KLADHËS PËRPARA
TRADHTISË VENECIANE
Përpara kësaj braktisjeje, përpara
këtij pazari me fatin e kaq e
kaq njerëzve; për arvanitët e
Peloponezit kishte dy rrugë, ose
nënshtrim pa kushte, kthim në
një robëri poshtëruese, ose vazhdim
i një lufte akoma më të egër,
më të përgjakshme, pa kompromis
për të fituar lirinë.
Çuditërisht, i pari që reagoi në
mënyrë demonstrative kundër
këtij akti të turpshëm të venedikasve,
nënshtrimit të tyre pa
kushte para pushtuesve, ishte arvaniti
i njohur Krokodil Kladha.
Më datë 9 tetor 1479, nën
dritën e hënës, Kladha së bashku
me 160 luftëtarët e tij ("tutti albanezi...),
(10) doli jashtë mureve
të qytetit të Korronit dhe kapërceu
malet për në drejtim të Manit.
Ishte fillimi i një kryengritjeje
të gjatë dhe të përgjakshme që do
të vazhdonte për gati njëzet vjet
të tjera dhe do të trondiste jo
vetëm Perandorinë Osmane, por
edhe venedikasit, të cilët do të
rreshtoheshin krah turqve për të
mposhtur këtë tribun të lirisë.
Në udhën e betejave të tij,
forcat e Kladhës brenda vitit 1480,
arritën shifrën e 6000 vetëve dhe
shtinë në duart e tyre një numër
fortesash dhe krahinash, si Shën
Gjergjin, Bardhunën, Lakoninë,
Lakedemonën, tërë krahinën e
Manit, etj.
Për të frenuar këtë njeri dhe
"rebelimin e tij tronditës" venecianët
arrestuan dhe burgosën
gruan dhe dy djemtë e tij të vegjël.
Për arrestimin, vrasjen apo
kokën e tij, venecianët ofruan
10000 florinj, sikundër vetë Sulltan
Mehmeti dhe Bajziti rritën
shumat e majme për dorëzimin e
këtij "banditi të tmerrshëm". E
megjithatë, asgjë nuk mundi të
frenojë vrullin e këtij njeriu drejt
shtigjeve të luftërave.
Betejat dhe luftimet e arvanitit
të famshëm u bënë të njohura
dhe morën emër të madh nga Kostandinopoja
në Venedik, nëpër
Ballkan e më gjerë. Ato mbushin
faqe të tëra urdhrash ushtarake,
qarkoresh veneciane, defterësh
osmanë dhe kronikash bizantine.
Por, ajo që e bën edhe më dimensionale
hartën e fushëbetejave të
këtij kryengritësi të papërkulur,
janë ngjarjet e vitit 1481.
KROKODIL KLADHA NË
DHEUN E TË PARËVE NË
NDIHMË TË GJON
KASTRIOTIT
Pa dashur të zgjatemi në kronikat
e betejave të këtij luftëtari të
panënshtruar, do të ndalemi në
një ngjarje interesante dhe pikërisht
në zhvillimet politiko-ushtarake
të vitit 1481. Në pranverën e
këtij viti, Krokodili gjendej në brigjet
puljeze, në territoret e
Mbretërisë së Napolit. Pikërisht
këtu, arvaniti i famshëm takon të
birin e Heroit tonë Kombëtar,
Skënderbeut, Gjon Kastriotin, i cili
pritej të ndërmerrte një zbarkim
në territoret arbërore, për çlirimin
e atdheut të të parëve. Nën mbështetjen
e Mbretit Federiku II të Napolit
dhe i dekoruar prej tij, në këtë
fushatë rreshtohet edhe Krokodil
Kladha me kryengritësit e tij arvanitë.
Dhe fronti ku ai do të godiste
forcat osmane ishin territoret e tij
stërgjyshore, Vlora dhe Himara,
ndërsa Gjon Kastrioti zbarkonte në
drejtim të Veriut. (11). I mbështetur
nga kryengritësit vendas, kronikat
e kohës na bëjnë të njohur
për betejat e suksesshme të
Kladhës krah luftëtarëve kryengritës
vendas. Mbas betejave të
ashpra, kronikat latine na bëjnë të
njohur se "...kundër një force osmane
prej 3000 këmbësorësh,
popujt e malit të thënë (Labërisë)…
që janë më shumë se 50
fshatra… së bashku me Kladën
prej Korone, forcat e tij dhe shumë
balestjerë të galereve të thëna, shkuan
tek një qafë mali dhe i
mundën osmanët. U kapën
shumë turq dhe shumë të tjerë i
vranë...".
Kryengritësit mundën të shtien
në dorë kështjellën e Himarës
dhe të Sopotit (Borshit) dhe të
kapin të gjallë komandantin turk
të garnizonit të Himarës, Sulejman
Pashën ...
Mbas gati gjashtë muajsh në
këto anë, fillimi i vitit 1482 e ka gjetur
Kladhën përsëri në territoret e
Peloponezit, në luftën dhe qëndresën
e tij të vendosur.
FUNDI I NJË
LEGJENDE…!!!
Padyshim që kronika e bëmave
të këtij burri të paepur është e
gjatë. Brenda saj gjen shpirtin e
njeriut që rend pa u lëkundur dhe
pa mëdyshje drejt lirisë, cilado qofshin
pengesat dhe vështirësitë që
bien shtigjet e luftërave. Do të përmendim
këtu që qëndresa e këtij
luftëtari vazhdoi pas kësaj pothuaj
edhe dhjetë vite të tjera, ngarkuar
me bëma nga më të çuditshmet.
Për to do të flasim gjatë në botimin
e afërt që bëjmë gati për shtyp. Por,
do të kujtonim këtu vetëm fundin
e këtij luftëtari, i cili i thyer në
moshë, aty rreth 74 viteve, kapet
tradhtisht nga turqit dhe nën
shenjë hakmarrjeje dhe të pamëshirë
- ekzekutohet publikisht -
në mënyrën më barbare - duke u
rrjepur i gjallë.
Miti i këtij njeriu mbeti nëpër
shekuj duke kalëruar revan
luftërave, simbol i qëndresës dhe
betejave të pakompromis për idealin
e lirisë, pavarësisht se kush
ishte fuqia apo kundërshtari, kush
ishte tereni apo kohët, cilat qenë
shtigjet dhe pengesat. Ende kronikat
e kësaj legjende nuk janë
shpalosur tërësisht, inventari i tyre
është aq i madh sa duket që do të
duhen kohë për të gjetur tërësisht
rrënjët e tyre. Ndoshta kështu,
sepse legjendat nuk e heqin asnjëherë
plotësisht mantelin brenda
të cilit ruajnë përherë të panjohura
të shtrenjta, që i duhen aq
shumë historisë dhe dimensionit
human.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›