"Maskat" që terrorizuan Shqipërinë në vitin 2008
Varfëria duket se po rigjallëron
fort krimin ordiner.
Shifrat janë në rritje dhe
të frikshme. Nuk vijnë
nga Ministria e Ekonomisë apo e
Financës, as nga qeveria e as nga
Parlamenti, por nga policia, e cila
ka regjistruar në vitin 2008 dhe në
ditët e para të 2009-ës një numër
të konsiderueshëm grabitjesh me
armë. Dhjetëra persona kanë preferuar
që të veshin një kapuç të zi
në kokë, kanë gjetur një armë dhe
u janë vërsulur biznesit të vogël,
shtëpive dhe automjeteve në disa
akse kombëtare. Por "maskat"
nuk kanë kursyer as bankat, ku
vetëm në Tiranë numërohen për
vitin 2008 tri të tilla. Në mënyrë
të përmbledhur, gazeta "Shqip"
publikon më poshtë ngjarjet e
vitit 2008, të cilat ngjasojnë me
ngjarjet e vitit 1997, kur vendi
ishte në kolaps...
9 janar 2009, Durrës
Dy persona të maskuar janë
futur në shtëpinë e Zenel Berberit
me qëllim për ta vjedhur, por
kanë përfunduar duke u përleshur
me pjesëtarët e familjes.
Ngjarja ka ndodhur më 9 janar
2009 në fshatin Rrashbull Durrës,
ku dy persona të maskuar kanë
shkuar me qëllimin për vjedhur
banesën e shtetasit Zenel Berberi.
Njëri prej autorëve të ngjarjes ka
qëndruar jashtë shtëpisë, ndërsa
tjetri është futur brenda nga
tualeti. Në momentin që ai ka
tentuar të kryejë vjedhjen, është
parë nga e zonja e shtëpisë, e
cila ka lajmëruar menjëherë të
bashkëshortin, si dhe vajzën.
Autori i krimit është përleshur me
tre pjesëtarët e tjerë të familjes,
dhe si pasojë e këtij veprimi kanë
mbetur të masakruar tre pjesëtarët,
si dhe agresori, i cili është
larguar nga vendi i ngjarjes.
16 dhjetor 2008, Tiranë
Maskat terrorizojnë një familje
në Tiranë. Tre persona të
maskuar kanë hyrë në banesën e
një familjeje, i kanë lidhur ata me
litar dhe u kanë vjedhur 600 mijë
lekë. Kryefamiljari ka mundur të
zgjidhet dhe të kërkojë ndihmën e
policisë, por autorët ishin larguar.
Gjendja kritike ka zgjatur rreth
60 minuta. Policia tha se ngjarja
ka ndodhur në familjen e Shaqir
Belbës më 16 dhjetor. Sipas informacioneve
zyrtare, në orën 03:00
të mëngjesit, në sallën operative
ka telefonuar një qytetar sipas
të cilit në lagjen Kodër-Vaqar,
disa persona kanë shkuar në një
banesë dhe kanë lidhur Shaqir
Belbën dhe pjesëtarët e tjerë të
familjes së tij. Menjëherë, shërbimet
e policisë kanë dërguar dy
patrulla në vendin e identifikuar,
të cilët kanë konstatuar ngjarjen
e ndodhur.
7 dhjetor 2008, Tiranë
Dy persona të maskuar kanë
grabitur një bashkëqytetarin e
tyre, pasi kishin mësuar se ai
kishte fituar në euroloto shumën
e tetë milionë lekëve të vjetra.
Ngjarja ka ndodhur më 7 dhjetor
2008 në Tiranë. Pasi e kanë ruajtur
teksa ka marrë shumën e po
shkonte për në banesën e tij ai
është sulmuar prej maskave me
grushte e shkelma duke ia marrë
shumën e fituar dhe janë larguar
në drejtim të paditur. Denoncimi
që ai kreu në polici bëri që
blutë e rendit të organizoheshin
dhe brenda një kohe të shkurtër
policia ka vënë në pranga njërin
prej tyre, ndërkohë që tjetri është
shpallu4 dhjetor 2008, Tiranë
Maskat kanë sulmuar më 4
dhjetor 2008, duke grabitur kasafortën
e një karburanti tek Ura e
Peshkatarit. Drejtoria e Policisë së
Tiranës bëri të ditur se rreth orës
02:00 të mëngjesit ka telefonuar
në sallën operative Gëzim Axhiu.
Ai ka deklaruar për uniformat blu
se në Dobrash, te karburant "Euro
Drini" ka ndodhur një grabitje me
armë. Më tej, Axhiu ka deklaruar
se disa persona, të armatosur dhe
me maska, kanë vjedhur arkën e
karburantit dhe kanë kërcënuar
rojet, të cilët nuk kanë pasur si
të veprojnë përballë tytës së armës.
Me t‘u njoftuar, në vendin e
ngjarjes janë nisur forcat policore
të Komisariatit Nr. 1 dhe nga verifikimet
ka rezultuar se ngjarja
është e vërtetë. Sipas të dhënave
policore, tri patrulla policie kanë
njoftuar se aty ishte vjedhur arka
e karburantit, ku grabitësit kanë
thyer dritaren, janë futur brenda
dhe janë larguar.
28 nëntor 2008, Lushnjë
Vjedhje me maska dhe armë
në një banesë në qytetin e Lushnjës.
Sipas burimeve zyrtare të
Policisë së Lushnjës, dy persona
me maska dhe të armatosur kanë
kryer vjedhje në një banesë private
në lagjen "Kongresi i Lushnjës".
Siç bëjnë të ditur burimet zyrtare
të policisë, denoncimi është bërë
nga çifti i të moshuarve, Pilo dhe
Violeta Kondakçiu, përkatësisht
82 dhe 75 vjeç. Vjedhja është
bërë më 28 nëntor 2008 rreth orës
03:00. Dy personat e armatosur
dhe me maska në kokë, nën kërcënimin
e pistoletave që mbanin
në duar, kanë arritur të marrin
rreth 600 mijë lekë nga kursimet
e të moshuarve. Grabitësit kanë
hyrë nga dritarja e katit të parë
të shtëpisë së vjetër dykatëshe
të çiftit Kondakçiu. Fillimisht ata
kanë kapërcyer murin rrethues
pa asnjë problem. Më pas kanë
mundur të hapin lehtësisht hekurat
e dritares në katin e parë dhe
që prej andej kanë mundur të
futen në dhomën ku po flinin dy
të moshuarit.
21 nëntor 2008, Tiranë
Nën terrorin e armëve, një
adoleshent ka mundur të grabisë
me maska një filial banke të rëndësishme
në Tiranë. Me maskë
në kokë dhe pistoletë në dorë, ai
ka hyrë në ambientet e bankës, ka
qëlluar dy herë në ajër, e duke bërtitur
ka marrë 800 mijë lekë nga
arkëtarja, të cilës i ishte drejtuar
arma në fytyrë. E terrorizuar, ajo
ka mbushur çantën me para dhe
ia ka dhënë grabitësit, për të cilin
mendohet se është vetëm 17 ose
18 vjeç. Burimet e policisë kryeqytetase
thanë se më 21 nëntor
2008 rreth orës 13:40, shërbimet
policore të Komisariatit Nr. 4,
morën njoftim se në kryqëzimin
e rrugës "Bardhyl" me rrugën "4
Dëshmorët", është vjedhur një
nga filialet e "Raiffeisen Bank".
Menjëherë në vendin e ngjarjes
shkuan specialistët e seksionit
kundër vjedhjeve me dhunë/
armë, për të bërë të mundur
identifikimin dhe lokalizimin
e autorëve, si dhe zbardhjen e
rrethanave të kësaj ngjarjeje.
11 nëntor 2008, Mat
Katër persona në rrethin e
Matit kanë rënë në pranga të policisë,
pasi kanë tentuar të grabisin
me armë udhëtarë në rrugën
nacionale Burrel-Tiranë. Ngjarja
ka ndodhur në rrugën nacionale,
në vendin e quajtur Ura e Karricës,
3 kilometra
larg qytetit
të Burrelit, ku
katër persona
të armatosur
dhe me maska,
kanë tentuar
të vjedhin
udhëtarë që
po udhëtonin
me furgon në
linjën Burrel-
Tiranë. Ngjarja
ka ndodhur më 11 nëntor 2008,
kur policia u vu në ndjekje të
grabitësve, bazuar në informacionet
e marra në rrugë operative,
është bërë i mundur arrestimi i
të dyshuarve Guli Nelaj 49 vjeç,
Gentian Hani, 18 vjeç, Eduart
Hani, 51 vjeç dhe Vladimir Nika,
53 vjeç. Atyre u janë gjetur edhe
maskat.
9 nëntor 2008, Tiranë
Një kazino ka rënë pre e hajdutëve,
të cilët kanë përfituar
nga pakujdesia e punonjësve.
Autorët kanë marrë qesen me
para dhe janë zhdukur. Ngjarja
ka ndodhur në Tiranë, ndërkohë
që policia ka nisur punën për
identifikimin e autorëve. Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë së
Tiranës bënë të ditur se në orën
08:30 të datës 9 nëntor 2008, në
rrugën "Luigj Gurakuqi", është
konstatuar vjedhje në ambientet
e një kazinoje, në pronësi të
Vjollca B. Me t‘u njoftuar, policia
shkoi në vendngjarje, ku ka kryer
veprimet procedurale për hetimin
e kësaj çështjeje.
8 nëntor 2008, Vlorë
Mbrëmjen e 8 nëntorit 2008
rreth orës 19.30 dy persona ende
të paidentifikuar kanë shkuar
në lagjen "Partizani" të qytetit
të Vlorës dhe kanë trokitur në
banesën e një kambisti. Pasi ky
i fundit ka hapur derën ka parë
dy persona të armatosur me
armë zjarri të tipit pistoletë dhe
të maskuar. Pas kësaj kambisti
me iniciale F.C. 44 vjeç ka bërë
rezistencë duke bërtitur e duke
u përleshur me dy personat, që
me sa duket nuk e prisnin një
sulm të tillë. Duke parë situatën e
alarmuar dhe zhurmën e bërë për
shkak të bërtitjeve të familjarëve
të F.S. dy grabitësit janë larguar
me vrap, dhe në momentin e
daljes nga hyrja pallatit kanë
qëlluar në ajër me armë me qëllim
që të mos i ndiqnin nga pas
persona të tjerë.
30 tetor 2008, Gjirokastër
Sipas burimeve zyrtare në
Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër,
rreth orës
04.00, të ditës
së martë, nga
ana e specialistëve
të Sektorit
Kundër Krimeve
të Rënda
në Drejtorinë
e Policisë së
Qarkut Gjirokastër
është
bërë arrestimi
në flagrancë i
23-vjeçarit, Alban Meçe, lindur
dhe banues në Memaliaj, të
rrethit Tepelenë. 23-vjeçari Meçe
në bashkëpunim me bashkëfshatarin
e tij, Arseni Hasani, 27 vjeç, i
cili prej dy vjetësh është person i
shpallur në kërkim, pasi Gjykata
e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në
datën 25 janar 2006 e ka dënuar
me 17 vjet heqje lirie për veprën
penale të "Vjedhjes me armë",
në data dhe kohë të ndryshme,
kanë dalë me maska dhe me armë
në vijën e gjelbër të kufirit mes
Shqipërisë dhe Greqisë dhe nën
kërcënimin e armëve kanë kryer
një serial grabitjesh.
27 tetor 2008, Korçë
Maskat e armatosura kryen në
Korçë një grabitje spektakolare
më 27 tetor të vitit të kaluar. Panik
në qytet, të shtëna armësh, tre
të plagosur dhe 30 mijë euro të
grabitura dhunshëm. Grabitësit
mbushin xhepat me paratë e
bastit në një pikë të paligjshme
dhe mes të shtënave të armëve
largohen në drejtim të paditur.
Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur
në orën 04.30 të mëngjesit.
Tre persona të maskuar dhe të
armatosur me pistoleta kanë
grabitur me dhunë disa persona
në një dhomë ilegale kumari në
qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur
në një ndërtesë në periferi
të qytetit, në afërsi të një pike
karburanti në rrugën e Dishnicës,
në kryqëzimin e autostradës
Korçë-Kapshticë. Policia raportoi
për një person të plagosur me
armë zjarri dhe dy të tjerë që
kanë marrë plagë nga goditjet me
mjete të forta.
30 shtator 2008, Gjirokastër
Grabitësit e frikshëm me maska
dhe armë janë rishfaqur pas
shumë vitesh në vijën e gjelbër të
kufirit shtetëror mes Shqipërisë
dhe Greqisë më 30 shtator 2008,
duke grabitur nën kërcënimin
e armëve çdo send me vlerë që
gjejnë në xhepat dhe trastat e
dhjetëra emigrantëve klandestinë,
që nga ushqimet deri te
paratë, varëset dhe celularët.
Në bazë të informacioneve dhe
denoncimeve të bëra në polici,
persona të maskuar dhe të armatosur
në mënyrë sistematike grabisnin
emigrantët klandestinë në
hapësira ekstreme dhe territorin
e ndërmjetëm mes dy shteteve,
me qëllim që të shmangnin
arrestimin nga patrullat shqiptare
dhe greke. Në rrethanat kur
banda e grabitësve shfrytëzonte
territorin grek, të dyja policitë
kanë organizuar të hënën një
operacion të përbashkët.
29 shtator 2008, Kavajë
Një kazino në Kavajë ka rënë
pre e një grabitjeje të dhunshme,
ku tre persona, me maska dhe të
armatosur deri në dhëmbë, kanë
terrorizuar dhe grabitur gjithë
paratë e gjetura. Drejtoria e Qarkut
të Tiranës bënë të ditur se Komisariati
i Kavajës është njoftuar
për këtë ngjarje rreth orës 04:00 të
datës 29 shtator 2008. Pikërisht
në lagjen nr. 2 të qytetit, nga telefoni
i një kazinoje është njoftuar
se tre persona të maskuar dhe
të armatosur kanë vjedhur 75
mijë lekë. Menjëherë në vendngjarje
kanë shkuar uniformat blu,
ndërkohë që janë ngritur një sërë
postblloqesh. Burimet policore
bënë të ditur se nga dëshmitarët
është mësuar se në momentin e
grabitjes, në kazinonë me pronar
Rubin L., ndodheshin shtatë-tetë
klientë, biznesmenë në fusha të
ndryshme.
3 shtator 2008, Lezhë
Policia e Lezhës ka arrestuar
dy vëllezërit Emiljano Toma, 31
vjeç dhe Gjergj Toma, 29 vjeç.
Arrestimi i tyre është bërë në orët
e para të datës 3 shtator 2008. Dy
vëllezërit kanë tentuar grabitjen
e një lokali në anë të superstradës
Fushë-Krujë - Lezhë. Sipas
policisë së Lezhës, arrestimi i
tyre është bërë në orën 8:00 të
mëngjesit, pas disa orë ndjekjesh
nga ana e policisë së Lezhës. Ata
akuzohen për veprat penale të
"vrasjes së mbetur në tentativë,
armëmbajtje pa leje dhe tentativë
grabitjeje". Policia sekuestroi si
provë materiale armët e përdorura
gjatë tentativës së grabitjes,
si dhe dy mjetet.
20 qershor 2008, Tiranë
Dy persona, me maska dhe
të armatosur kanë shkuar për
të grabitur, kanë qëlluar edhe
me armë, por ndërhyrja e të
pranishmëve ka bërë që ata të
largohen duarbosh. Burimet policore
të kryeqytetit bënë të ditur
se ngjarja ka ndodhur në Shkozë,
te një kompani private, që merret
me grumbullimin dhe përpunimin
e materialeve të hekurit. Dy
persona të maskuar kanë shkuar
te kjo kompani me një makinë
"Mercedes Benz", me targa të
Tiranës. Me armë në duar kanë
hyrë brenda dhe kanë kërkuar
paratë e mbledhura. Por kjo është
kundërshtuar me ndërhyrjen e të
pranishmëve, ndërkohë që detaje
të mëtejshme nuk janë publikuar
nga ana e policisë, për shkak të
hetimeve. Më pas, autorët janë
kthyer mbrapsht, duarbosh, duke
tentuar arratisjen.
3 qershor 2008, Tiranë
Kapet autori i grabitjes me
armë të shqiptaro-amerikanit, i
cili sapo ishte kthyer në Shqipëri
për pushime. Ilir Dajti është
prangosur nga seksioni kundër
vjedhjeve. Burimet policore bënë
të ditur se ai akuzohet për vjedhjen
me armë të një makine, në
pronësi të një emigranti shqiptar
në SHBA, ngjarje e ndodhur në
fillim të muajit maj, në rrugën
Tiranë-Dajt. Sipas të dhënave nga
policia, grabitësit kanë marrë me
armë fuoristradën Benz-ML, 5
milionë lekë, 500 dollarë dhe 50
euro dhe më pas janë zhdukur.
England M., 39 vjeç, me shtetësi
amerikane, por me banim të përkohshëm
në Rrugën e Dibrës në
Tiranë, kishte bërë denoncimin
në polici për faktin se është grabitur
nga persona të panjohur.
30 prill 2008, Tiranë
I armatosur dhe me kapuç në
kokë, një person i vetëm ka hyrë
në një sallë lojërash dhe duke i
kërcënuar të pranishmit ka marrë
sasinë e parave që ndodhej aty,
për t‘u larguar pa pasur asnjë
shqetësim. Kjo ka tronditur, jo
vetëm punonjësit e vendit të
grabitur, por edhe policinë, e
cila, duke qenë aq pranë nuk
ka mundur t‘u vijë në ndihmë.
Burimet policore bënë të ditur se
ngjarja është regjistruar në afërsi
të zonës së "21 Dhjetorit". Rreth
orës 04:00, një person i maskuar
ka hyrë në një sallë lojërash
elektronike, duke kërcënuar
personelin. Ai ka marrë personat
e pranishëm dhe i ka kyçur
në tualetin e sallës së lojërave të
fatit. Më pas, ka shkuar te kaska e
parave, duke bërë të mundur vjedhjen
e një shume prej 400 mijë
lekësh. Pas kryerjes së vjedhjes, ai
është larguar qetësisht nga vendi
i ngjarjes.
14 prill 2008, Vlorë
Dy grabitës të armatosur me
kallashnikovë dhe të maskuar i
kanë dalë përpara drejtuesit të
një automjeti, duke e detyruar
të ndalojë nën kërcënimin e armëve.
Ngjarja ka ndodhur më 14
prill të vitit të kaluar në orën 05:00
të mëngjesit në afërsi të fshatit
Panaja, në rrugën nacionale Fier-
Vlorë. Grabitësit i kanë kërkuar
shoferit të hapë bagazhin dhe të
zbrazë xhepat. Pa bërë rezistencë,
shtetasi Vladimir Kasëmi, pedagog
në Fakultetin e Inxhinierisë
Navale në universitetin "Ismail
Qemali" të Vlorës, u është bindur
grabitësve. Ai u ka dhënë
atyre të gjitha paratë që kishte
me vete, 6200 lekë të reja dhe më
pas ata kanë marrë nga bagazhi i
automjetit dy aparatura që shërbenin
për analiza laboratorike në
sektorin e bujqësisë.
8 shkurt 2008, Fier
Viti i shkuar është filluar nga
një grabitje me maska në qytetin
e Fierit. Grabitja ka ndodhur në
dalje të qytetit të Fierit, në afërsi
të fshatit Zhupan. Burimet policore
pohojnë se është vjedhur një
pikë skrapi, që ndodhet përgjatë
rrugës kombëtare Fier-Vlorë.
Rreth orës 21.00, pronari i kësaj
pike të mbledhjes së bakrit,
Gëzim Hoxha, ka telefonuar në
Policinë e Fierit. Nga veprimet
e para hetimore dhe nga kryerja
e vendit të ngjarjes ka rezultuar
se është vjedhur një sasi prej
200 mijë lekësh. Ato janë marrë
në një kasafortë që ndodhesh
brenda kësaj pike skrapi. Sipas
policisë, fëmijët e të dëmtuarit
kanë dëshmuar se dy persona
të veshur me rroba të zeza dhe
me maska në kokë kanë hyrë në
dhomën ku ishin lekët.
fort krimin ordiner.
Shifrat janë në rritje dhe
të frikshme. Nuk vijnë
nga Ministria e Ekonomisë apo e
Financës, as nga qeveria e as nga
Parlamenti, por nga policia, e cila
ka regjistruar në vitin 2008 dhe në
ditët e para të 2009-ës një numër
të konsiderueshëm grabitjesh me
armë. Dhjetëra persona kanë preferuar
që të veshin një kapuç të zi
në kokë, kanë gjetur një armë dhe
u janë vërsulur biznesit të vogël,
shtëpive dhe automjeteve në disa
akse kombëtare. Por "maskat"
nuk kanë kursyer as bankat, ku
vetëm në Tiranë numërohen për
vitin 2008 tri të tilla. Në mënyrë
të përmbledhur, gazeta "Shqip"
publikon më poshtë ngjarjet e
vitit 2008, të cilat ngjasojnë me
ngjarjet e vitit 1997, kur vendi
ishte në kolaps...
9 janar 2009, Durrës
Dy persona të maskuar janë
futur në shtëpinë e Zenel Berberit
me qëllim për ta vjedhur, por
kanë përfunduar duke u përleshur
me pjesëtarët e familjes.
Ngjarja ka ndodhur më 9 janar
2009 në fshatin Rrashbull Durrës,
ku dy persona të maskuar kanë
shkuar me qëllimin për vjedhur
banesën e shtetasit Zenel Berberi.
Njëri prej autorëve të ngjarjes ka
qëndruar jashtë shtëpisë, ndërsa
tjetri është futur brenda nga
tualeti. Në momentin që ai ka
tentuar të kryejë vjedhjen, është
parë nga e zonja e shtëpisë, e
cila ka lajmëruar menjëherë të
bashkëshortin, si dhe vajzën.
Autori i krimit është përleshur me
tre pjesëtarët e tjerë të familjes,
dhe si pasojë e këtij veprimi kanë
mbetur të masakruar tre pjesëtarët,
si dhe agresori, i cili është
larguar nga vendi i ngjarjes.
16 dhjetor 2008, Tiranë
Maskat terrorizojnë një familje
në Tiranë. Tre persona të
maskuar kanë hyrë në banesën e
një familjeje, i kanë lidhur ata me
litar dhe u kanë vjedhur 600 mijë
lekë. Kryefamiljari ka mundur të
zgjidhet dhe të kërkojë ndihmën e
policisë, por autorët ishin larguar.
Gjendja kritike ka zgjatur rreth
60 minuta. Policia tha se ngjarja
ka ndodhur në familjen e Shaqir
Belbës më 16 dhjetor. Sipas informacioneve
zyrtare, në orën 03:00
të mëngjesit, në sallën operative
ka telefonuar një qytetar sipas
të cilit në lagjen Kodër-Vaqar,
disa persona kanë shkuar në një
banesë dhe kanë lidhur Shaqir
Belbën dhe pjesëtarët e tjerë të
familjes së tij. Menjëherë, shërbimet
e policisë kanë dërguar dy
patrulla në vendin e identifikuar,
të cilët kanë konstatuar ngjarjen
e ndodhur.
7 dhjetor 2008, Tiranë
Dy persona të maskuar kanë
grabitur një bashkëqytetarin e
tyre, pasi kishin mësuar se ai
kishte fituar në euroloto shumën
e tetë milionë lekëve të vjetra.
Ngjarja ka ndodhur më 7 dhjetor
2008 në Tiranë. Pasi e kanë ruajtur
teksa ka marrë shumën e po
shkonte për në banesën e tij ai
është sulmuar prej maskave me
grushte e shkelma duke ia marrë
shumën e fituar dhe janë larguar
në drejtim të paditur. Denoncimi
që ai kreu në polici bëri që
blutë e rendit të organizoheshin
dhe brenda një kohe të shkurtër
policia ka vënë në pranga njërin
prej tyre, ndërkohë që tjetri është
shpallu4 dhjetor 2008, Tiranë
Maskat kanë sulmuar më 4
dhjetor 2008, duke grabitur kasafortën
e një karburanti tek Ura e
Peshkatarit. Drejtoria e Policisë së
Tiranës bëri të ditur se rreth orës
02:00 të mëngjesit ka telefonuar
në sallën operative Gëzim Axhiu.
Ai ka deklaruar për uniformat blu
se në Dobrash, te karburant "Euro
Drini" ka ndodhur një grabitje me
armë. Më tej, Axhiu ka deklaruar
se disa persona, të armatosur dhe
me maska, kanë vjedhur arkën e
karburantit dhe kanë kërcënuar
rojet, të cilët nuk kanë pasur si
të veprojnë përballë tytës së armës.
Me t‘u njoftuar, në vendin e
ngjarjes janë nisur forcat policore
të Komisariatit Nr. 1 dhe nga verifikimet
ka rezultuar se ngjarja
është e vërtetë. Sipas të dhënave
policore, tri patrulla policie kanë
njoftuar se aty ishte vjedhur arka
e karburantit, ku grabitësit kanë
thyer dritaren, janë futur brenda
dhe janë larguar.
28 nëntor 2008, Lushnjë
Vjedhje me maska dhe armë
në një banesë në qytetin e Lushnjës.
Sipas burimeve zyrtare të
Policisë së Lushnjës, dy persona
me maska dhe të armatosur kanë
kryer vjedhje në një banesë private
në lagjen "Kongresi i Lushnjës".
Siç bëjnë të ditur burimet zyrtare
të policisë, denoncimi është bërë
nga çifti i të moshuarve, Pilo dhe
Violeta Kondakçiu, përkatësisht
82 dhe 75 vjeç. Vjedhja është
bërë më 28 nëntor 2008 rreth orës
03:00. Dy personat e armatosur
dhe me maska në kokë, nën kërcënimin
e pistoletave që mbanin
në duar, kanë arritur të marrin
rreth 600 mijë lekë nga kursimet
e të moshuarve. Grabitësit kanë
hyrë nga dritarja e katit të parë
të shtëpisë së vjetër dykatëshe
të çiftit Kondakçiu. Fillimisht ata
kanë kapërcyer murin rrethues
pa asnjë problem. Më pas kanë
mundur të hapin lehtësisht hekurat
e dritares në katin e parë dhe
që prej andej kanë mundur të
futen në dhomën ku po flinin dy
të moshuarit.
21 nëntor 2008, Tiranë
Nën terrorin e armëve, një
adoleshent ka mundur të grabisë
me maska një filial banke të rëndësishme
në Tiranë. Me maskë
në kokë dhe pistoletë në dorë, ai
ka hyrë në ambientet e bankës, ka
qëlluar dy herë në ajër, e duke bërtitur
ka marrë 800 mijë lekë nga
arkëtarja, të cilës i ishte drejtuar
arma në fytyrë. E terrorizuar, ajo
ka mbushur çantën me para dhe
ia ka dhënë grabitësit, për të cilin
mendohet se është vetëm 17 ose
18 vjeç. Burimet e policisë kryeqytetase
thanë se më 21 nëntor
2008 rreth orës 13:40, shërbimet
policore të Komisariatit Nr. 4,
morën njoftim se në kryqëzimin
e rrugës "Bardhyl" me rrugën "4
Dëshmorët", është vjedhur një
nga filialet e "Raiffeisen Bank".
Menjëherë në vendin e ngjarjes
shkuan specialistët e seksionit
kundër vjedhjeve me dhunë/
armë, për të bërë të mundur
identifikimin dhe lokalizimin
e autorëve, si dhe zbardhjen e
rrethanave të kësaj ngjarjeje.
11 nëntor 2008, Mat
Katër persona në rrethin e
Matit kanë rënë në pranga të policisë,
pasi kanë tentuar të grabisin
me armë udhëtarë në rrugën
nacionale Burrel-Tiranë. Ngjarja
ka ndodhur në rrugën nacionale,
në vendin e quajtur Ura e Karricës,
3 kilometra
larg qytetit
të Burrelit, ku
katër persona
të armatosur
dhe me maska,
kanë tentuar
të vjedhin
udhëtarë që
po udhëtonin
me furgon në
linjën Burrel-
Tiranë. Ngjarja
ka ndodhur më 11 nëntor 2008,
kur policia u vu në ndjekje të
grabitësve, bazuar në informacionet
e marra në rrugë operative,
është bërë i mundur arrestimi i
të dyshuarve Guli Nelaj 49 vjeç,
Gentian Hani, 18 vjeç, Eduart
Hani, 51 vjeç dhe Vladimir Nika,
53 vjeç. Atyre u janë gjetur edhe
maskat.
9 nëntor 2008, Tiranë
Një kazino ka rënë pre e hajdutëve,
të cilët kanë përfituar
nga pakujdesia e punonjësve.
Autorët kanë marrë qesen me
para dhe janë zhdukur. Ngjarja
ka ndodhur në Tiranë, ndërkohë
që policia ka nisur punën për
identifikimin e autorëve. Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë së
Tiranës bënë të ditur se në orën
08:30 të datës 9 nëntor 2008, në
rrugën "Luigj Gurakuqi", është
konstatuar vjedhje në ambientet
e një kazinoje, në pronësi të
Vjollca B. Me t‘u njoftuar, policia
shkoi në vendngjarje, ku ka kryer
veprimet procedurale për hetimin
e kësaj çështjeje.
8 nëntor 2008, Vlorë
Mbrëmjen e 8 nëntorit 2008
rreth orës 19.30 dy persona ende
të paidentifikuar kanë shkuar
në lagjen "Partizani" të qytetit
të Vlorës dhe kanë trokitur në
banesën e një kambisti. Pasi ky
i fundit ka hapur derën ka parë
dy persona të armatosur me
armë zjarri të tipit pistoletë dhe
të maskuar. Pas kësaj kambisti
me iniciale F.C. 44 vjeç ka bërë
rezistencë duke bërtitur e duke
u përleshur me dy personat, që
me sa duket nuk e prisnin një
sulm të tillë. Duke parë situatën e
alarmuar dhe zhurmën e bërë për
shkak të bërtitjeve të familjarëve
të F.S. dy grabitësit janë larguar
me vrap, dhe në momentin e
daljes nga hyrja pallatit kanë
qëlluar në ajër me armë me qëllim
që të mos i ndiqnin nga pas
persona të tjerë.
30 tetor 2008, Gjirokastër
Sipas burimeve zyrtare në
Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër,
rreth orës
04.00, të ditës
së martë, nga
ana e specialistëve
të Sektorit
Kundër Krimeve
të Rënda
në Drejtorinë
e Policisë së
Qarkut Gjirokastër
është
bërë arrestimi
në flagrancë i
23-vjeçarit, Alban Meçe, lindur
dhe banues në Memaliaj, të
rrethit Tepelenë. 23-vjeçari Meçe
në bashkëpunim me bashkëfshatarin
e tij, Arseni Hasani, 27 vjeç, i
cili prej dy vjetësh është person i
shpallur në kërkim, pasi Gjykata
e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në
datën 25 janar 2006 e ka dënuar
me 17 vjet heqje lirie për veprën
penale të "Vjedhjes me armë",
në data dhe kohë të ndryshme,
kanë dalë me maska dhe me armë
në vijën e gjelbër të kufirit mes
Shqipërisë dhe Greqisë dhe nën
kërcënimin e armëve kanë kryer
një serial grabitjesh.
27 tetor 2008, Korçë
Maskat e armatosura kryen në
Korçë një grabitje spektakolare
më 27 tetor të vitit të kaluar. Panik
në qytet, të shtëna armësh, tre
të plagosur dhe 30 mijë euro të
grabitura dhunshëm. Grabitësit
mbushin xhepat me paratë e
bastit në një pikë të paligjshme
dhe mes të shtënave të armëve
largohen në drejtim të paditur.
Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur
në orën 04.30 të mëngjesit.
Tre persona të maskuar dhe të
armatosur me pistoleta kanë
grabitur me dhunë disa persona
në një dhomë ilegale kumari në
qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur
në një ndërtesë në periferi
të qytetit, në afërsi të një pike
karburanti në rrugën e Dishnicës,
në kryqëzimin e autostradës
Korçë-Kapshticë. Policia raportoi
për një person të plagosur me
armë zjarri dhe dy të tjerë që
kanë marrë plagë nga goditjet me
mjete të forta.
30 shtator 2008, Gjirokastër
Grabitësit e frikshëm me maska
dhe armë janë rishfaqur pas
shumë vitesh në vijën e gjelbër të
kufirit shtetëror mes Shqipërisë
dhe Greqisë më 30 shtator 2008,
duke grabitur nën kërcënimin
e armëve çdo send me vlerë që
gjejnë në xhepat dhe trastat e
dhjetëra emigrantëve klandestinë,
që nga ushqimet deri te
paratë, varëset dhe celularët.
Në bazë të informacioneve dhe
denoncimeve të bëra në polici,
persona të maskuar dhe të armatosur
në mënyrë sistematike grabisnin
emigrantët klandestinë në
hapësira ekstreme dhe territorin
e ndërmjetëm mes dy shteteve,
me qëllim që të shmangnin
arrestimin nga patrullat shqiptare
dhe greke. Në rrethanat kur
banda e grabitësve shfrytëzonte
territorin grek, të dyja policitë
kanë organizuar të hënën një
operacion të përbashkët.
29 shtator 2008, Kavajë
Një kazino në Kavajë ka rënë
pre e një grabitjeje të dhunshme,
ku tre persona, me maska dhe të
armatosur deri në dhëmbë, kanë
terrorizuar dhe grabitur gjithë
paratë e gjetura. Drejtoria e Qarkut
të Tiranës bënë të ditur se Komisariati
i Kavajës është njoftuar
për këtë ngjarje rreth orës 04:00 të
datës 29 shtator 2008. Pikërisht
në lagjen nr. 2 të qytetit, nga telefoni
i një kazinoje është njoftuar
se tre persona të maskuar dhe
të armatosur kanë vjedhur 75
mijë lekë. Menjëherë në vendngjarje
kanë shkuar uniformat blu,
ndërkohë që janë ngritur një sërë
postblloqesh. Burimet policore
bënë të ditur se nga dëshmitarët
është mësuar se në momentin e
grabitjes, në kazinonë me pronar
Rubin L., ndodheshin shtatë-tetë
klientë, biznesmenë në fusha të
ndryshme.
3 shtator 2008, Lezhë
Policia e Lezhës ka arrestuar
dy vëllezërit Emiljano Toma, 31
vjeç dhe Gjergj Toma, 29 vjeç.
Arrestimi i tyre është bërë në orët
e para të datës 3 shtator 2008. Dy
vëllezërit kanë tentuar grabitjen
e një lokali në anë të superstradës
Fushë-Krujë - Lezhë. Sipas
policisë së Lezhës, arrestimi i
tyre është bërë në orën 8:00 të
mëngjesit, pas disa orë ndjekjesh
nga ana e policisë së Lezhës. Ata
akuzohen për veprat penale të
"vrasjes së mbetur në tentativë,
armëmbajtje pa leje dhe tentativë
grabitjeje". Policia sekuestroi si
provë materiale armët e përdorura
gjatë tentativës së grabitjes,
si dhe dy mjetet.
20 qershor 2008, Tiranë
Dy persona, me maska dhe
të armatosur kanë shkuar për
të grabitur, kanë qëlluar edhe
me armë, por ndërhyrja e të
pranishmëve ka bërë që ata të
largohen duarbosh. Burimet policore
të kryeqytetit bënë të ditur
se ngjarja ka ndodhur në Shkozë,
te një kompani private, që merret
me grumbullimin dhe përpunimin
e materialeve të hekurit. Dy
persona të maskuar kanë shkuar
te kjo kompani me një makinë
"Mercedes Benz", me targa të
Tiranës. Me armë në duar kanë
hyrë brenda dhe kanë kërkuar
paratë e mbledhura. Por kjo është
kundërshtuar me ndërhyrjen e të
pranishmëve, ndërkohë që detaje
të mëtejshme nuk janë publikuar
nga ana e policisë, për shkak të
hetimeve. Më pas, autorët janë
kthyer mbrapsht, duarbosh, duke
tentuar arratisjen.
3 qershor 2008, Tiranë
Kapet autori i grabitjes me
armë të shqiptaro-amerikanit, i
cili sapo ishte kthyer në Shqipëri
për pushime. Ilir Dajti është
prangosur nga seksioni kundër
vjedhjeve. Burimet policore bënë
të ditur se ai akuzohet për vjedhjen
me armë të një makine, në
pronësi të një emigranti shqiptar
në SHBA, ngjarje e ndodhur në
fillim të muajit maj, në rrugën
Tiranë-Dajt. Sipas të dhënave nga
policia, grabitësit kanë marrë me
armë fuoristradën Benz-ML, 5
milionë lekë, 500 dollarë dhe 50
euro dhe më pas janë zhdukur.
England M., 39 vjeç, me shtetësi
amerikane, por me banim të përkohshëm
në Rrugën e Dibrës në
Tiranë, kishte bërë denoncimin
në polici për faktin se është grabitur
nga persona të panjohur.
30 prill 2008, Tiranë
I armatosur dhe me kapuç në
kokë, një person i vetëm ka hyrë
në një sallë lojërash dhe duke i
kërcënuar të pranishmit ka marrë
sasinë e parave që ndodhej aty,
për t‘u larguar pa pasur asnjë
shqetësim. Kjo ka tronditur, jo
vetëm punonjësit e vendit të
grabitur, por edhe policinë, e
cila, duke qenë aq pranë nuk
ka mundur t‘u vijë në ndihmë.
Burimet policore bënë të ditur se
ngjarja është regjistruar në afërsi
të zonës së "21 Dhjetorit". Rreth
orës 04:00, një person i maskuar
ka hyrë në një sallë lojërash
elektronike, duke kërcënuar
personelin. Ai ka marrë personat
e pranishëm dhe i ka kyçur
në tualetin e sallës së lojërave të
fatit. Më pas, ka shkuar te kaska e
parave, duke bërë të mundur vjedhjen
e një shume prej 400 mijë
lekësh. Pas kryerjes së vjedhjes, ai
është larguar qetësisht nga vendi
i ngjarjes.
14 prill 2008, Vlorë
Dy grabitës të armatosur me
kallashnikovë dhe të maskuar i
kanë dalë përpara drejtuesit të
një automjeti, duke e detyruar
të ndalojë nën kërcënimin e armëve.
Ngjarja ka ndodhur më 14
prill të vitit të kaluar në orën 05:00
të mëngjesit në afërsi të fshatit
Panaja, në rrugën nacionale Fier-
Vlorë. Grabitësit i kanë kërkuar
shoferit të hapë bagazhin dhe të
zbrazë xhepat. Pa bërë rezistencë,
shtetasi Vladimir Kasëmi, pedagog
në Fakultetin e Inxhinierisë
Navale në universitetin "Ismail
Qemali" të Vlorës, u është bindur
grabitësve. Ai u ka dhënë
atyre të gjitha paratë që kishte
me vete, 6200 lekë të reja dhe më
pas ata kanë marrë nga bagazhi i
automjetit dy aparatura që shërbenin
për analiza laboratorike në
sektorin e bujqësisë.
8 shkurt 2008, Fier
Viti i shkuar është filluar nga
një grabitje me maska në qytetin
e Fierit. Grabitja ka ndodhur në
dalje të qytetit të Fierit, në afërsi
të fshatit Zhupan. Burimet policore
pohojnë se është vjedhur një
pikë skrapi, që ndodhet përgjatë
rrugës kombëtare Fier-Vlorë.
Rreth orës 21.00, pronari i kësaj
pike të mbledhjes së bakrit,
Gëzim Hoxha, ka telefonuar në
Policinë e Fierit. Nga veprimet
e para hetimore dhe nga kryerja
e vendit të ngjarjes ka rezultuar
se është vjedhur një sasi prej
200 mijë lekësh. Ato janë marrë
në një kasafortë që ndodhesh
brenda kësaj pike skrapi. Sipas
policisë, fëmijët e të dëmtuarit
kanë dëshmuar se dy persona
të veshur me rroba të zeza dhe
me maska në kokë kanë hyrë në
dhomën ku ishin lekët.