Klandestinët, 3500 euro deri në Bari
• DURRES - Secili prej shtatë klandestinëve të kapur në kamionin e shoqërisë "Berat Konfeks", i ka paguar shoferit Artur Sulaj shifrën e 3 500 eurove.
Fakti konfirmohet nga policia e Durrësit, e cila ka nisur hetimet në shkallë të gjerë menjëherë pas bllokimit në pikën e kalimit kufitar të kamionit me targë DR 5387 D. Klandestinët janë shoqëruar në komisariatin e portit ku po merren në pyetje nga inspektorët e antitrafikut. Ata vijnë të gjithë nga veriu i Shqipërisë dhe kanë deklaruar në polici se: "Të detyruar nga papunësia janë përpjekur të shkojnë në Itali për një jetë më të mirë". Shtatë personat që tentuan të kalonin ilegalisht kufirin janë banorë të rretheve Burrel, Laç, Lezhë dhe Dibër. Sipas hetuesve klandestinëve u është premtuar transporti drejt Italisë kundrejt shumës prej 3.500 euro për person, gjysma e së cilës ishte paradhënie, ndërsa pjesa tjetër do të paguhej nga familjarët e klandestinëve me të mbërritur këta të fundit në Bari. Shoferi u kishte premtuar të shtatëve se pas 12 orë udhëtim me traget do të mbërrinin shëndoshë e mirë në Bari, qytet në të cilin kamioni do t'i transportonte deri në periferi të qytetit, nga ku secili do të vijonte më pas në destinacionin e tij. Artur Sulaj, sipas policisë, për kryerjen e këtij trafiku qeniesh njerëzore shfrytëzonte punën e tij si transportues konfeksionesh nga Berati në drejtim të qyteteve të Italisë së jugut. Mbi 35-vjeçarin e arrestuar Artur Sulaj, tashmë është formuluar akuza e "favorizimit të trafikut klandestin". Mes grupit të klandestinëve ishte një vajzë rreth 25 vjeçe, e cila ka deklaruar para hetuesve të Durrësit se "në Itali do të shkonte tek vëllai i saj", fakt ky i provuar pas telefonatës me të vëllanë e saj. Të gjithë klandestinët e shoqëruar kanë deklaruar se "këtë tentativë e kanë bërë vetëm për motive ekonomike". Artur Sulaj ka deklaruar përpara zyrtarëve të antitrafikut se: "Nuk kishte dijeni për praninë e klandestinëve në kamion". o.u