Rama braktis tryezën e opozitës
• Partia Socialiste iu përgjigj negativisht edhe dje tryezës së partive opozitare.
Aristir Lumezi
Kërkesës së përsëritur, të bërë nga kreu i PDS-së, Paskal Milo, për një tryezë urgjente të opozitës për të vendosur për reformën zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese, socialistët iu përgjigjën me braktisje të saj. Kreu i LSI-së Ilir Meta, ai i PDS-së, Paskal Milo dhe kreu aleancist, Neritan Ceka, folën dje me tone të ashpra ndaj PS-së dhe kryetarit të saj duke e cilësuar atë një Berishë të dytë. Ndërkaq PS ishte e pranishme në diskutimin e përbashkët në Komisionin e Ligjeve, ku dje nisi debati në lidhje me ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore. Dy ditë më parë, kreu socialist kishte dhënë mesazhin e hapur se, do të bënte e vetme me PD-në reformën zgjedhore. Në Asamblenë Kombëtare të Socialistëve, Edi Rama u shpreh se: "Eshtë e nevojshme të shtoj se në këtë proces ne kemi ushtruar vullnetin e forcës më të madhe politike në vend, e cila nuk i dikton askujt asgjë, por mbron të drejtën e saj për të udhëhequr një reformë që ka të bëjë me rritjen e domosdoshme të cilësisë së demokracisë". Edhe pse nuk mori pjesë në tryezën e djeshme, Gjinushi u shpreh se: "Nuk mund të ketë bashkëpunim me qeverinë e korruptuar pasi një bashkëpunim i tillë të bën bashkudhëtar me krimin".
Tryeza
Dy ditë më parë, kreu i PDS-së Paskal Milo, duke denoncuar ngutin e PS-së dhe PD-së për të nisur diskutimin në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet kushtetuese, në funksion të reformës zgjedhore, kërkoi thirrjen urgjente të tryezës së partive opozitare. Edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, e përkrahu një iniciativë të tillë duke u shprehur se, do të marrë pjesë në të. Por partia kryesore e opozitës, PS, që prej zgjedhjeve vendore të shkurtit 2007, nuk është ulur më në tryezën opozitare, në të cilën ata kanë firmosur një axhendë të qartë. As dje ajo nuk u bashkua me partitë e tjera të opozitës. Kryetari i PDS-së Milo u shpreh dje, se kjo parti nuk do tolerojë asnjë grusht shteti që i bëhet sistemit zgjedhor. "Do të vazhdojmë përpjekjet së bashku edhe me subjekte të tjera politike të së djathtës, të cilat kanë të njëjtin qëndrim me ne dhe që ne shpresojmë që të gjithë së bashku do t'i themi ndal këtij grushti shteti institucional elektoral antikushtetues që dy partitë e mëdha politike po përpiqen të realizojnë", tha Milo. Ndërsa kreu i LSI-së Ilir Meta, e konsideroi antikombëtar sistemin zgjedhor, që propozon PS me pëlqimin e PD-së. "Ne kërkojmë largimin e Berishës dhe jo instalimin e dy Berishave në vitin 2009. Detyra jonë është që edhe dizavantazhet t'i kthejmë në avantazhe", tha Meta. Kreu i LSI-së shprehu gjithashtu vendosmërinë e LSI për t'u distancuar nga lidershipi i dy partive 'jo të mëdha', siç i cilësoi ai. "Parti të mëdha apo të vogla i provojnë zgjedhjet, dhe në qoftë se do të ishin të mëdha nuk do të zgjidhnin një sistem të deformuar, një sistem që për ne është antikombëtar", tha Ilir Meta. Duke e konsideruar përgjegjës kryesor Edi Ramën për deformimin që po iu bëhet reformues zgjedhore në kurriz të partive të tjera opozitare dhe parlamentare, Meta tha se: "Edi Rama nuk duhet të barazohet me PS-në". Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu aleancist Neritan Ceka, i cili e krahasoi debatin në Komisionin e Ligjeve mes PS dhe PD-së për reformën si "Marrëveshja e Mukjes".
Ilir Meta
"Prej kohësh lidhja e shkurtër Rama-Berisha, që prej heqjes në mënyrë të padrejtë të kryeprokurorit Sollaku, e ka rreshtuar kreun e PS në një pozicion me zotin Berisha, jo vetëm për çështjen e reformës zgjedhore, por në përgjithësi për gjithë modelin e qeverisjes në vend. Sistemi zgjedhor nuk paska lidhje me qeverisjen?!, kjo është nga gjërat më qesharake për të gjithë ata që jo vetëm janë marrë me politikë, por edhe mund të kenë lexuar sadopak nga politika. Për ne ky është një sistem antikombëtar, pasi ne jemi në Shqipëri dhe nuk jemi në Spanjë dhe mund të konkurronim në mënyrë të barabartë me të gjitha forcat e tjera politike".
Paskal Milo
Kryetari i PDS-së, i cili kërkoi mbledhjen e tryezës së opozitës tha dje se, do të vazhdojë të gjitha përpjekjet me të gjitha forcat majtas dhe djathtas për të ndaluar sipas tij, këtë grusht shteti që i bëhet demokracisë. "Do të vazhdojmë përpjekjet së bashku edhe me subjekte të tjera politike të së djathtës, të cilat kanë të njëjtin qëndrim me ne dhe që ne shpresojmë që të gjithë së bashku do t'i themi ndal këtij grushti shteti institucional elektoral antikushtetues që dy partitë e mëdha politike po përpiqen të realizojnë. "Ne propozojmë një korrigjim në amendamentet e propozuara nga PS, vendosjen e sistemit proporcional klasik dhe jo rajonal", tha Milo.
Neritan Ceka
"Asnjë reformë, përderisa Sali Berisha nuk do japë dorëheqjen, derisa nuk do sqarohet çështja e Gërdecit. Ajo që po bëhet sot në Komisionin e Ligjeve nuk është veçse, një Mukje që bën pasardhësja e Partisë Komuniste, që është PS-ja. Kjo është Mukja që i bëhet sot opozitës shqiptare, një shkelje e ndërgjegjshme e Kushtetutës për të përfituar nga ky moment të cilën politika shqiptare duhet të çlirohet nga Delijorgjët, që janë miq të përbashkët të PS dhe PD. Zoti Rama ka kohë që është shkëputur nga kjo tryezë, që kur bashkëpunoi me PD-në për shkarkimin e Prokurorit në mënyrë të paligjshme", tha Ceka.
Skënder Gjinushi
"Kemi një degradim dhe një keqshfrytëzim, që edhe të këtij lëshimi që PS-ja bën ndaj PD-së. Një qeveri që ka organizuar Gërdecin, ka organizuar trafikun pavarësisht se kujt i ra fati, një qeveri e kapur totalisht, pra ajo shumicë ka marrë një mandat për të shkulur korrupsionin në të majtën doli, që është mbartësja kryesore e të gjitha aferave korruptive. Rrjedhimisht meqë reformat në radhë të parë duhen për të luftuar korrupsionin, nuk ka reforma me qeverinë më të korruptuar dhe më të inkriminuar ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Nuk bëhet fjalë më për mendime,
por për parime".
Rama: Varfëria në Shqipëri ka përmasa rajonale
Partia Socialiste prezantoi dje Enciklikën për Çështjet Sociale, e cila trajton problemet kryesore që janë evidentuar gjatë turit, "Dialogu me Shqipërinë". Gjatë prezantimit të këtij dokumenti, Kreu i PS-së, Edi Rama u shpreh se: "Varfëria në Shqipëri ka përmasa rajonale". Sipas tij, "zonat fshatare dhe malore në mënyrë të ndjeshme janë më të varfra, se sa pjesa tjetër e vendit". "Në 17 vite asnjëherë nuk është bërë një deklarim i minimumit jetik në Shqipëri, ndaj ne besojmë se përcaktimi dhe deklarimi i minimumit jetik, është pika themelore nga ku duhet startuar për të pasur një politikë vizionare dhe afatgjatë në raport me pensionet", tha Rama. Duke iu referuar të dhënave të Enciklikës, Rama vuri theksin në faktin, se "duhet një rikonceptim i ndihmës ekonomike në vend, që ajo të mos jetë më në kuadrin e një lëmoshe". "Në dy vitet e fundit, pensionistët janë detyruar të paguajnë shërbimin e administrimit të çdo recetë ilaçesh të rimbursueshme dhe kjo është një kosto shtesë në varfërinë e tyre", është shprehur Rama. "Dokumenti Enciklika e 5 që është hartuar nga dëgjesat në të gjithë Shqipërinë për çështjet sociale, ka prekur disa nga problemet themelore të këtij sektori, probleme që do të synohet t'i jepet zgjidhje në tryezat që do të ngrihen në të gjithë vendin të përbëra jo vetëm nga ekspertë të PSSH, por nga të gjithë ata që duan të kontribuojnë në formësimin e alternativës socialiste", tha Rama.