E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klandestinët, arrestohet korrieri nga Elbasani

 

Erton Xheria kapet në kanalin e Çukës, teksa po shoqëronte një grua dhe dy fëmijët e saj

SARANDË- Arrestohet në kanalin e Çukës një person i akuzuar për trafik klandestinësh. Erton Xheria, nga fshati Belsh i Elbasanit, është ndaluar dje nga agjentët e Antitrafikut në Sarandë, pasi tentoi të trafikojë drejt Greqisë një grup prej tre personash. Shpërblimi që ky person merrte prej çdo klandestini që dërgonte në Greqi ishte1000 euro. Sipas informacionit të policisë, Xheria ka qenë i dënuar edhe një herë tjetër po për të njëtën vepër penale: “favorizim për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit” . Ai iu kishte premtuar 3 klientëve të tij t’u printe për të kaluar kufirin me Greqinë kundrejt një shpërblimi 1000 euro për person , ndërsa një gruaje me dy fëmijë të vegjël nga Gjirokatra , i kishte premtuarkalimin drejt Italisë kundrejt shpërblimit prej 2000 euro . Policia, pasi është siguruar dhe është bindur për konsumimin e veprës penale “favorizim të kalimit të paligjshëm të kufiritkundrejt shpërblimit”eka prangosur shtetasin Erton Xheria , duke e dërguar në dhomat e paraburgimit . Kujdes i veçantë është treguar për gruan nga Gjirokastra, e cila kishte me vete dy fëmijë të mitur të cilët janë kthyermbrapsht.

Me dëshmitë dhe dokumentacionin e përpiluar dhe mbledhur në vend është hapur dosja penale në ngarkim të personave të kapur në flagrancë në kanalin e Çukës, disa kilometra larg kufirit tokësor dhe vetëm disa metra larg kufirit detar. Në bazë të nenit 238/3, personate ndaluar nga policia do të përballen me trupin gjykues për akuzën e favorizimittë kalimit të paligjshëm të kufirit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›