E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një urë për turizmin në Rrjoll

 

Rreth 600 banorë të zonës turistike, të izoluar prej vitesh për një urë

SHKODËR- Rreth 600 banorë të fshatit Rrjoll tëkomunës Velipojë ndodhen të izoluar për shkak të mungesës së një ure, e cila do lidhte këtë fshat turistik me plazhin e Velipojës. Jo vetëm në stinën e dimrit, por edhe tani në verë, kur sezoni turistik është i hapur, banorët e Rrjollit shprehen se indiferentizmi i shtetit po ndikon drejtpërdrejt në përkeqësimin e jetës së tyre. Mungesa e urësbën që pushuesit të mos jenë të shumtë në fshatin Rrjoll , i cili është një nga zonat më të bukura të bregdetit të Adriatikut dhe nuk është i shfrytëzuar. Edhe pse një zonë bregdetare, shkak për izolimin e këtyre banorëve është një urë e cila lidh këtë fshat me zonën e plazhit të Velipojës. Banorët tregojnë se para 5 vitesh kanë ndërtuar vetë, në mënyrë primitive një urë druri të gjatë rreth 360 metra ,e cila shërben për kalimin e tyre në anën tjetër. Por ajo është tejet e amortizuar,pasi është ndërtuar me mjete rrethanore. Gjovalin Zeka, banor i fshatit Rrjoll, tregon se para se të ndërtohej ura, banorët e këtij fshati lëviznin nga njëri breg në tjetrin,menjëvarkë të vetme. Në kohë me furtunëdhe meshi, banorët mbeten të izoluar në fshat nga frika për të kaluar mbi urë. Shpeshherë ka pasur raste që në ketë lagunë kanë humbur dhe jetë njerëzish duke rrëshqitur nga ura ose duke dashurtë kalojnë me not për të dalë në fshatin Velipojë. Banorët e zonës, të frikësuar nga situatae krijuarkërkojnë patjetër ndërhyrjen e shtetit dhe komunës, pasi ndërtimi i kësaj ure do të ishte një mundësi e mirë për zhvillimin turistik të Rrjollit , i cili pëlqehet nga të gjithë ata që e shohin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›