E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet Këshilli Bashkiak, qytetarët pa ndihmë

11/06/2009  Të majtët çojnë në gjykatë procedurat për zgjedhjet e reja për kryetarin

KORÇE- Këshilli i bashkisë Korçë ka mbetur i bllokuar. Mosfunksionimi i tij u shënua mëngjesin e ditës së martë, ndërsa nuk dihet saktësisht se kur ky Këshill Bashkiak do të dalë nga kolapsi. Ndërkohë mosfunksionimi i këtij këshilli mund të sjellë një sërë problemesh, veçanërisht në miratimin e fondeve për ndihmën ekonomike.

Bllokimi

Si do të zgjidhen këto probleme ende nuk ka një ide të qartë. Cilat janë arsyet e bllokimit të Këshillit Bashkiak të Korçës? Tashmë dihet nga gjithkush se Partia Socialiste dhe aleatët e saj e kanë humbur përfundimisht mazhorancën në këshillin e bashkisë së këtij qyteti. Kjo gjë ndodhi fill pas kalimit të këshilltarit të Aleancës së Partisë Demokratike në grupin e këshilltarëve të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Veç kësaj në të njëjtën kohë këshilltarja e LSI-së e deklaroi veten jashtë grupit të këshilltarëve socialistë çka do të thotë se këshilltarët e PS-së dhe të aleatëve të tyre e kanë humbur njëherë e përgjithmonë mazhorancën që kishin pasur deri më dje. Në këto kushte, mazhoranca e re, e krijuar nga rrethanat e sipërpërmendura, në një mbledhje të mëparshme zgjodhi kryetarin e Këshillit të Bashkisë dhe njëherazi dhe nënkryetarin e saj, që të dy të zgjedhurit, pjesë e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Zgjedhjet e reja, sipas këshilltarëve demokrat, u kryen në përputhje me të gjitha procedurat ligjore, por ndërkohë kanë qenë këshilltarët e majtë ata që nuk kanë njohur zgjedhjet e reja. Që nga ky çast, Këshilli i Bashkisë Korçë ka mbetur i bllokuar. Ndërkaq askush nuk është në gjendje të thotë se si mund të dilet nga kjo gjendje e krijuar. Veç kësaj, mosnjohjen e zgjedhjeve të reja në kryesinë e Këshillit të Bashkisë, këshilltarët e majtë e kanë çuar në Gjykatën e Shkallës së Parë. Nëse kjo gjykatë nuk do ta shohë me shpejtësinë kohore të mundshme, atëherë problemet për miratimin e çështjeve të caktuara do të vijnë duke u akumuluar, veçanërisht në zgjidhjen e problemeve të tilla, siç janë dhënia e ndihmës ekonomike apo asistencës sociale. Megjithatë, vendimi i gjykatës duket se do të jetë i parëndësishëm, pasi sido që të jetë përgjigjja e saj, socialistët e kanë humbur përfundimisht të drejtën e zgjedhjes së kryesisë së re, ku përfshihet kryetari dhe nënkryetari i Këshillit të Bashkisë. Për të gjitha këto arsye sido që të ndodhë, kryesuesit e Këshillit të Bashkisë që nga sot e në vijim do të jenë të Partisë Demokratike dhe Aleatëve të saj. Loja që po bëhet mes dy partive politike duket e pa princip, pasi po përpiqen që në këtë histori të futin edhe njerëzit nevojtarë, të cilat jetojnë me ndihmat që u jep shteti. Përfundimisht mund të thuhet se loja mund të vijojë edhe më gjatë nga sa parashikohet, ndërsa kush do të jetë ai që do të marrë koston për familjet që mund të mbeten pa bukë do të jenë ditët e ardhshme që do ta tregojnë.

ZGJEDHJET

Zgjedhjet e reja, sipas këshilltarëve demokrat, u krye në përputhje me të gjitha procedurat ligjore, por ndërkohë kanë qenë këshilltarët e majtë ata që nuk kanë njohur zgjedhjet e reja. Që nga ky çast, Këshilli i Bashkisë Korçë ka mbetur i bllokuar. Ndërkaq askush nuk është në gjendje të thotë se si mund të dilet nga kjo gjendje e krijuar. Veç kësaj, mosnjohjen e zgjedhjeve të reja në kryesinë e Këshillit të Bashkisë, këshilltarët e majtë e kanë çuar në Gjykatën e Shkallës së Parë.

PROBLEMET

Nëse kjo gjykatë nuk do ta shohë me shpejtësinë kohore të mundshme, atëherë problemet për miratimin e çështjeve të caktuara do të vijë duke u akumuluar, veçanërisht në zgjidhjen e problemeve të tilla, siç janë dhënia e ndihmës ekonomike apo asistencës sociale. Megjithatë, vendimi i gjykatës duket se do të jetë i parëndësishëm, pasi sido që të jetë përgjigjja e saj, socialistët e kanë humbur përfundimisht të drejtën e zgjedhjes së kryesisë së re.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›