Tirana Bank ul kreditë e shtëpive deri në 50%
11/06/2009 Deri në fund të 2010-s
Kredimarrësit që kanë vështirësi të shlyejnë këstet e tyre mujore, pranë Tirana Bank, degë e bankës së Pireut, mund të përfitojnë deri në përgjysmim të këstit. Me anën e një njoftimi zyrtar ky institucion bankar ka njoftuar lajmin për kredimarrësit e saj. “Tirana Bank duke njohur vështirësitë ekonomike që mund të krijojë kriza globale financiare tek disa nga klientët e saj, vendosi të ndihmojë të gjithë ata individë që kanë vështirësi financiare të përballojnë detyrimet kreditore ndaj bankës tonë. Konkretisht, Tirana Bank u jep mundësi kredimarrësve, për kreditë e shtëpisë së parë, të ulin këstin e tyre mujor deri në 50 për qind për 9 muajt në vazhdim, deri në fund të 3-mujorit të parë të 2010”, thekson njoftimi për shtyp. Qëllimi i kësaj fushata është ndihmesa për kreditorët e bankës. “Tirana Bank me ndjenjën e detyrimit social, ju qëndron në krah klientëve që kanë nevojë gjatë kësaj krize ekonomike”, - thekson njoftimi për shtyp. Gjatë kësaj periudhe shumë kredimarrës janë gjendur në vështirë financiare, një fakt ky që konfirmohet edhe nga rritja e kredive të këqija në sistemin bankar, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu këtë fakt e konfirmojnë edhe dosjet e shtuara në zyrën e Përmbarimit, që është edhe hallka e fundit për tërheqjen e një huaje të pakthyer.