E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjurmet zbulojne hajdutin e 5,7 milione lekeve

BERAT- Policia e komisariatit te Beratit ndaloi diten e djeshme nje te dyshuar per vjedhjen e bujshme te 5,7 milione lekeve te nje kampisti ne fshatin Drenovice ne muajin nentor te vitit te kaluar. Por deshmia e te demtuarit ka cuar prokurorine dhe gjykaten ne deklarimin si te paligjshem te arrestimit te 43-vjecarit Lili Karakashi, edhe ky me profesionin e kampistit. Shkak per lirimin eshte bere reagimi i te demtuarit K. Dyli, i cili ka deklaruar se diten e ngjarjes ka punuar se bashku me te dyshuarin, ndaj dhe gjurmet e gishtave jane zbuluar ne qesen ku mbaheshin leket. Policia tha se gjurmet pas analizave daktiloskopike rezultuan te Karakashit, por ky punonte se bashku me Dylin, ndaj dhe eshte perjashtuar autoresia. Edhe per zbulimin e gjurmeve ne nje orendi shtepiake, i demtuari ka thene se e kishte blere pikerisht te kolegu i tij.

E. H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›