Vrau nga pakujdesia shokun, pas djalit, pranga dhe babait
Peqin- Vrasja ne pakujdesi me arme zjarri e 16-vjecarit Sajmir Hyra con ne qeli edhe babane e 15-vjecarit te dyshuar per kete krim. Seksioni kunder krimeve ndaj personit ne drejtorine e policise Elbasan beri ndalimin ne flagrance te te miturit Kastriot Drangaj dhe babait te tij Esat Drangaj, 42 vjec, me banim ne fshatin Drangaj te komunes Karine ne Peqin. Akuzat e ngritura ndaj tyre jane "vrasje nga pakujdesia dhe prodhim e mbajtje pa leje e armeve te gjuetise". Dy dite me pare 15-vjecari Kastriot Drangaj vrau me arme Saimir Hyren ndersa kullosnin bagetite se bashku, ne afersi te rezervuarit artificial. Nga hetimet paraprake rezultoi se i mituri kishte marre me vete nje arme gjahu tip teke te cilen i ati Esat Dranga e mbante pa leje. Arma dhe nje gezhoje u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Dje eshte kryer edhe ceremonia e varrimit te te ndjerit.
F. S.
F. S.